LAJMI I FUNDIT:

Motrat binjake identike martohen me vëllezërit binjakë identikë (Foto/Video)

Motrat binjake identike martohen me vëllezërit binjakë identikë (Foto/Video)

Nga makijazhi, rregullimi i flokëve e velloja, binjaket identike Brittany dhe Briana Deane, u siguruan që gjithçka që duket njëjtë në dasmën e tyre. Kur është fjala për gjëra të njëjta, nënkupton edhe burrat që i prisnin në altar.

Brittany dhe Briana, që të dyja 32-vjeçe, thanë “po” binjakëve identikë Josh dhe Jeremy Slayers, 34-vjeç, në festivalin e ditës së binjakëve në Twinsburg të Ohios, transmeton Telegrafi.

“Ishte sikur një ëndërr e bërë realitet. Martesa e binjakë është shumë e rëndësishme për ne. Qysh në fëmijëri jemi betuar se do të martohemi me binjakë identikë ashtu siç jemi edhe ne”, ka deklaruar Briana.


Sa i përket martesës me binjakë identikë, rëndësi të madhe kishte edhe për vëllezërit Josh dhe Jeremy që ishin zotuar se do t’ju thonë “po” motrave identike. /Telegrafi/