LAJMI I FUNDIT:

Motorola lanson Droid 3

Motorola lanson Droid 3

Kompania amerikane Motorola ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur, Droid 3.

Droid 3 tani është në dispozicion për shitje përmes uebfaqes zyrtare të operatorit mobil Verizon, për një çmim i cili fillon prej 199.99 dollarë, pas një kontrate dy-vjeçare me operatorin, ndërsa ata që duan të mos obligohen me kontratë duhet të paguajnë 459.99 dollarë për këtë pajisje.

Motorola Droid 3 mbështetet në sistemin operativ të Google, Android 2.3 Gingerbread, ndërsa i njëjti posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, rezolucion me 960 x 450 pikselë, dhe tastierë rrëshqitëse QWERTY.


Karakteristikat tjera të këtij modeli të telefonit, përfshijnë edhe procesorin me 1GHz, 16GB memorie të brendshme, bateri me 1540 mAh, Bluetooth 2.1+EDR, WiFi si dhe aGPS. / Telegrafi /