LAJMI I FUNDIT:

Motoçikletë për heroin: Qytetarët francezë i blejnë motoçikletë të re, burrit që tentoi të ndalojë masakrën e Nice (Foto/Video)

Motoçikletë për heroin: Qytetarët francezë i blejnë motoçikletë të re, burrit që tentoi të ndalojë masakrën e Nice (Foto/Video)

Dy qytetarë nga Normandia kanë mbledhur më shumë se 21 mijë euro, me qëllim që t’i blejnë një motoçikletë të re heroit i cili ishte munduar të ndaloi me motoçikletë e tij, terroristin me kamion që shkeli 84 persona në shëtitoren e Nice.

Banorët e provincës Le Mans, kishin filluar javën e kaluar një aksion për mbledhjen e të hollave për blerjen e një motoçiklete të re për Alexander Miguel, që tani konsiderohet si heroi i Nices, i cili ishte përpjekur të ndaloi kamionin që la të vdekur 84 persona, transmeton Telegrafi.

Qëllimi i tyre ishte mbledhja e 9.000 eurove, por deri të martën në mëngjes janë mbledhur plotë 21.000 euro, derisa pjesa tjetër e parave do të shfrytëzohen për pajisje të reja për spitale dhe objektet e zjarrfikësve, që kishin ndihmuar shumë qytetarët gjatë masakrës së përgjakshme të Nice.


2

“Jemi prekur shumë me veprimin e këtij burri që ka mbetur pa motoçikletën e tij, edhe pse ishte i vetëdijshëm që sigurimi nuk do t’ia mbulojë shpenzimet, ai ishte nisur qëllimisht në drejtim të kamionit. Dëshirojmë të nderojmë gjithë heronjtë që kanë kontribuuar në parandalimin e masakrës”, ka thënë Sem Asan, njëri nga nismëtarët e këtij aksioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori