LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë erë në drejtim perëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri tetë gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 20 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 17 gradë celsius.


Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil, i thatë dhe me temperatura më të ulëta./Telegrafi/