LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Për sot meteorologët në Maqedoni parashohin të ketë mot të freskët dhe me vrënësira të herëpashershme, ndërkaq në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit edhe me të reshura të dobëta të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendet më të larta mund të ketë edhe të reshura dëbore. Temperatura minimale do të lëvizë nga 1°C e deri më 7°C, kurse ajo maksimale nga 13°C e deri më 19°C.

Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 2°C e deri më 18°C./Telegrafi/