LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Mot jo dhe aq i mirë do të na shoqërojë edhe këtë ditë. Telegrafi Maqedoni u sjell parashikimin e meteorologëve.

Do të kemi mot të ndryshueshëm, të freskët dhe të vrënët, me reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesën juglindore të vendit. Pritet që të fryjë erë e lehtë jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7 deri 13°C, kurse ajo ditore do të jetë nga 4 deri 20°C. Shkupi me rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 9 e deri më 20°C./Telegrafi/