LAJMI I FUNDIT:

Moti i nxehtë merr një jetë në Maqedoni

Moti i nxehtë merr një jetë në Maqedoni

Një grua e moshës 47 vjeçare nga Shkupi si pasojë e motit të nxehtë dhe temperaturave të larta ka ndërruar jetë dje në afërsi të Parkut të qytetit në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Mjeku kujdestar në Ndihmën e Shpejtë në Klinikat e Shkupit ka thënë se vdekja ka ardhë pasi viktima ka dalë në hapësirë pa hije, nga një vend me kondicioner dhe kjo ka qenë fatale për të.

Viktima e temperaturave të larta ka qenë së bashku me një kolege por shoqëruesja e saj nuk ka pësuar.


Përndryshe, dje temperaturat kanë qenë shumë të larta dhe kanë shkuar deri në 41 gradë celsius, të matura nga Enti Hidrometeorologjik në kushte ku mbizotëron hija.

Sot, gjithashtu ka pasur dy raste të alivanosjes nga temperaturat e larta. /Telegrafi/