LAJMI I FUNDIT:

Mot sot, temperaturat deri 25 gradë 

Mot sot, temperaturat deri 25 gradë 

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 11 gradë, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/