LAJMI I FUNDIT:

Mot me shi gjatë javës në RMV, në fundjavë reshje të borës

Mot me shi gjatë javës në RMV, në fundjavë reshje të borës
Foto: Ilustrim

Meteorologët në Maqedoni thonë se ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të borës edhe në vendet më të ulëta priten gjatë fundjavës. Në viset malore shtresa e dëborës do të jetë mbi 50 cm, kurse shtresë dëbore do të formohet edhe nëpër qytete.

Sipas metereologëve, nën ndikimin e aktiviteteve të theksuara ciklonike me qendër në gjirin e Gjenovës por edhe të një sërë valësh të lagështa ajrore, deri në fund të kësaj jave, në vendin tonë moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut.

Lokalisht, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme – mbi 70 litra në metër katror ku ekziston mundësia për përmbytje lokale.


Veçanërisht të enjten, sipas meteorologëve, lokalisht moti do të jetë jostabil me reshje intensive të shiut, bubullimave dhe erës së jugut.

Lokalisht, këto procese do të jenë në formë të motit të lig, me erë të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor – mbi 80 kilometra në orë, kurse në viset malore, veçanërisht në veriperëndim do të ketë reshje të borës dhe do të formohet shtresë më e madhe e dëborës.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori