LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë

Mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. /Telegrafi/