LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell, temperaturat deri 24 gradë

Mot me diell, temperaturat deri 24 gradë
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/