LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell, temperaturat deri 24 gradë

Mot me diell, temperaturat deri 24 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/