LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe vranët, pasdite riga shiu në disa zona

Mot me diell dhe vranët, pasdite riga shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat në  pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/