LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat bien për disa gradë, vende-vende edhe reshje shiu

Temperaturat bien për disa gradë, vende-vende edhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu.


Instituti thekson se ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasi që parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/