LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe vranësira

Mot me diell dhe vranësira

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar.

Vonë pasdite, sidomos në orët vijuese të mbrëmjes priten reshje lokale shiu, duke filluar nga perëndimi e në lindje të vendit, raporton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 21°C.


Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h, e në zonat malore, konkretisht në veri të vendit mund të arrijë deri në 95 km/h në zona të caktuara!.