LAJMI I FUNDIT:

Mot me diell dhe riga shiu

Mot me diell dhe riga shiu
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranët.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.


Në fushat termike parashihen rënie të lehta, sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri në mesatare. /Telegrafi/