LAJMI I FUNDIT:

Mosushqyerja në shtatzëni dëmton fëmijën

Mosushqyerja në shtatzëni dëmton fëmijën

Shkencëtarët bënë të ditur se mosushqyerja apo dieta gjatë periudhës së parë të shtatzënisë mund të dëmtojë zgjuarsinë e fëmijës.

Specialistë nga Universiteti Teksas pohuan se një ushqyerje e shoqëruar me pak kalori ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës, ul nivelin e IQ-së dhe po ashtu në vitet në e ardhshme mund të shkaktojë probleme në sjellje tek fëmija.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, specialistët theksuan se në gjysmën e parë të shtatzënisë krahas qelizave që mbështesin trurin e fëmijës krijohen dhe shumë neurone. Një ushqyerje e mangët ndikon në frenimin e zhvillimit të neuroneve dhe të qindra gjeneve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori