Transparenca e Ministrisë së Shëndetësisë është minimale dhe nuk ka ndryshuar në vite sa i përket fushës së prokurimit. Dhe, ato gjetje mbi kontrata ku janë ofruar qasje tregojnë për buxhet shumë të kufizuar për të adresuar nevojat e pacientëve në Kosovë, u tha sot në një raport të ri të KDI-së.
Raporti analizon zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik, përmes ekzaminimit të kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizime me citostatik, material shpenzues dhe anti-infektiv, të cilat janë analizuar në faza të ndryshme.
Pesë faza të prokurimit u analizuan për të ardhur deri tek gjetjet, thuhet në njoftimin e KDI-së.
Diana Metushi-Krasniqi – autore e raportit tha se “analiza shpërfaqë mungesën e transparencës së këtij institucioni si një nga problemet kyçe.
“Deficiencat në transparencë Ministria në fjalë i arsyetoi me mungesën e kohës dhe kapaciteteve. Prandaj edhe titulli i raportit është ‘Virusi Transparentitis’.
Nga analiza e këtij raporti, konkludohet se brengat kryesore lidhur me prokurimin brenda MSH kanë të bëjnë me çmimin tejet të lartë të produkteve, krahas buxhetit të kësaj ministrie.
Kostoja e shpenzimeve për kokë banori e Kosovës për vitin 2015 ishte 110.00 USD, që është më e ulëta në rajon. Kosova shpenzon pesë herë më pak se Shqipëria në shëndetësinë publike, shtatë herë më pak se Maqedonia, dhe nëntë herë më pak se Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia. Kjo rezulton me mos plotësim të nevojave.
Blerja e materialeve shpenzuese si gazat sterile, dorëza apo mantelet është përcjellë me pretendime të shumta për parregullsi. Cilësia e dobët e këtyre materialeve është rezultat i mos azhurnimit të Listës Esenciale të Barnave, e cila Listë nuk i specifikon kërkesat për kualitet. Kjo rezulton në blerjen e produkteve me kualitet të dobët.
Për të përmirësuar këtë situatë KDI ka ofruar edhe një numër të rekomandimeve, që kanë të bëjnë me adresimin e këtyre nevojave imediate si rifreskimi i Listës Esenciale të Barnave, përmirësimi i planifikimit të prokurimit, krijimi i një sistemi elektronik të regjistrimit dhe evidencës së pacientëve dhe evidentimit të konsumit; analizimi i produkteve nën patentë dhe aplikimi i procedurave të negocimit për blerjen e tyre; si dhe nevoja për analizë të tregut për të pasur pasqyrim të përafërt lidhur me ofertën që mund të kenë kompanitë për produkte të caktuara dhe për t’u mbrojtur nga fiksimi i çmimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?