Rreth 80 studentëve të diplomuar në Departamentin e Biologjisë nuk po u jepet licenca për punë nga Ministria e Shëndetësisë për arsye të paqarta.
Gjenerata që ka diplomuar në drejtimin biokimiko-fiziologjik në Universitetin e Prishtinës tash e 7 vjet nuk po mundet të praktikojë profesionin e saj për shkak të mungesës së licencës.
Sipas studentëve, kërkesa për licencim e dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë disa herë me radhë është refuzuar, e disa herë edhe është injoruar nga kjo ministri.
Taulant Sopaj i cili i takon gjeneratës së parë të diplomuar në këtë drejtim në vitin 2009, thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk po ia lejon të marrë titullin laborant i diplomuar, edhe pse sipas tij ky titull i garantohet me vendim të Qeverisë së Kosovës.
“Kërkesa për licencim na është refuzuar sepse sipas ministrisë duhet të mbahen disa module shtesë për të përmbushur programin, ndërkaq rektorati ka refuzuar organizimin e këtyre moduleve duke iu referuar vendimit të qeverisë,” tha Sopaj.
Rektorati i Universitetit të Prishtinës i ka dërguar KALLXO.com vendimin e marrë për rastin në fjalë ku thuhet se sipas vendimit të qeverisë mbajtja e moduleve shtesë nuk është e nevojshme për të diplomuarit në këtë drejtim.
“Kandidatët e diplomuar me thirrjen bachelor, e marrin thirrjen laborant i diplomuar, prandaj bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Universiteti i Prishtinës nuk ka kurrfarë obligimi apo kompetence ligjore për organizim të ciklit plotësues të ligjëratave nga lëndët mjekësore për këtë kategori të të diplomuarve,” thuhet në vendim të rektoratit.
Megjithëse vendimi i lartcekur i Rektoratit të UP-së është marrë në maj të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë në qershor ka theksuar se është në pritje të këtij vendimi.
“Bordi për licencim të profesionistëve shëndetësorë i Ministrisë së Shëndetësisë i ka parashtruar kërkesë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës që të organizojë mbajtjen e disa moduleve shtesë….Bordi do të marrë hapa të mëtejmë në varësi prej përgjigjes që do të japë Rektorati i UP-së,” është përgjigjur MSh-ja.
Kryetari i Bordit të Licencimit të Profesionistëve Shëndetësorë Hysni Bajrami ka qenë i paqasshëm, ndërkaq përgjigje tjetër nga MSh-ja është munduar të japë vetëm zëdhënësi Faik Hoti.
Hoti ka konstatuar se janë duke pritur për mbajtjen e një takimi për të gjetur zgjidhje për laborantët e diplomuar, megjithëse sipas tij po haset vështirësi në kompletimin e komisionit.
Përderisa vendimi për licencim po zvarritet, mundësitë e këtyre studentëve për t’u punësuar po zvogëlohen.
Hasim Avdija nga gjenerata e dytë e diplomuar në vitin 2015 nga ky drejtim thotë se kjo vonesë i ka dëmtuar shumë avancimit në karrierë si dhe ia ka pamundësuar punësimin.
“Kjo vonesë ka ndikuar shumë, ne jemi diskriminuar nga profesionistët e tjerë shëndetësorë. Ne jemi të papunë sepse kam aplikuar në shumë klinika por dokumenti i parë që e kërkojnë është licenca,” tha Avdija.
Pas diplomimit të këtyre gjeneratave, drejtimi biokimiko- fiziologjik nuk ka pranuar më studentë. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës