LAJMI I FUNDIT:

Mosha ideale është 50 vjet

Mosha ideale është 50 vjet

Për amerikanët sot, sipas një sondazhi nga “Harris Interactive”, mosha mesatare ideale është 50 vjet, thekson rrjeti televiziv amerikan NBC, i cili thotë se në këtë moshë kanë shkelur aktorë si Jodie Foster, George Clooney dhe Johnny Depp.

Një studim i ngjashëm i kryer dhjetë vjet më parë tregoi se në atë kohë mosha ideale ishte 41 vjeç.

Anketa ka treguar se meshkujt mesatarisht donin ta ndalnin kohën pak më herët se femrat. Për meshkujt, mosha ideale është 47, ndërsa për femrat 53. Ata me fëmijë dëshironin ta ndalnin kohën në moshën 45 vjeçare ndërsa ata pa fëmijë, në moshën 53 vjeçare.

Psikologët shpjegojnë se në këtë moshë ende i keni të gjitha mundësitë dhe jeni mjaft të vjetër për të qenë të famshëm, por edhe mjaft të rinj, për shembull, ta filloni një fermë organike, sepse ende keni fuqi muskulore për tetë orë pune në ditë.”


Ju jeni mjaft të vjetër që ta keni urtësinë e nevojshme, por mjaft të rinj që prindërit tuaj të jenë ende gjallë, kështu që keni përvojë gjeneratash. Nëse jeni të lodhur, ju jeni mjaft të vjetër që t’ia kërkoni një personi më të ri në autobus t’ua lirojë vendin, por ende mund të dilni me një mashkull më të ri”, thotë psikologia Barbara Becker Holstein nga New Jersey.

“Vërtetë mendoj se 50 vjet të jetës janë ajo që dikur ishin të 30-at”, shton ajo.
Holstein thotë se hulumtimi tregon se me moshë kemi më pak shanse për depresion, ankth, dhe jemi më optimist në krahasim me brezin e ri. Përveç kësaj, ne jemi më të kënaqur me veten tonë si dhe me trupin tonë.

Studimi përfshiu 2.252 amerikanë të rritur të të gjitha moshave nga të gjitha pjesët e vendit dhe me pikëpamje të ndryshme politike, transmeton Koha.net. Pyetja ishte: po të mund të jetonit përgjithmonë, dhe të keni shëndet të mirë, në ç’moshë do ta ndalonit kohën. Përgjigja mesatare ishte 50.

Njerëzit nga grupmosha 18 deri 36 vjeç si moshë ideale e zgjodhën moshën 38 vjeçare, ata në grupmoshën 37-48 zgjodhën moshën 49 vjeçare, ata në grupmoshën 49-67 zgjodhën moshën 55 vjeçare, dhe ata më të vjetër se 68 e zgjodhën moshën 67-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori