Duke i përdorur të dhënat e sondazhit botëror, autorët e studimit "Lancet" konstatuan se kënaqësia e jetës e ndjek një trajektore të parashikueshme në varësi se ku njerëzit jetonin.
Lumturia bie ndërsa hyni ne moshën e mesme – por vetëm në qofte se jetoni në Perëndimin e pasur, sipas ekspertëve.
Në vendet si Britania e Madhe dhe SHBA, kënaqësia e jetës e ndiqte një kthesë të ndjeshme, duke rënë në moshën e mesme.
Në Afrikë ajo ishte e ulët vazhdimisht, ndërsa në Evropën lindore, ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Amerikën Latine ajo bie me moshën e plakur.
Arsyet të cilat qëndrojnë prapa trendëve ishin të shumta dhe komplekse, por kishte disa shpjegime të mundshme, si dhe mësime të rëndësishme për t’u mësuat, tha prof. Andrew Steptoe, nga kolegji Universitar në Londër, dhe kolegët e tij.
Raporti i tyre është pjesë e një serie mbi shëndetin dhe plakjen, i botuar në "The Lancet", dhe i cili paralajmëron për një bartë ne rritje nga sëmundjet kronike dhe mirëqenia e zvogëluar e cila ndikon në cilësinë e jetës së njerëzve të moshuar.
Kënaqësia
Hulumtuesit i përdorën katër vite të të dhënave nga anketa botërore "Gallup" në më shumë se 160 shtete që e mbulojnë më shumë së 98% të popullsisë së botës, për t’i bëtë vlerësimet e tyre.
Përveç shëndetit fizik dhe dhimbjes, ata i morën parasysh tri masa të mirëqenies:
▪ vlerësuese – si ishin njerëzit të kënaqur me jetën e tyre,
▪ hedonike – ndjenjat ose disponimi si ai i lumturisë, trishtimit dhe zemërimit, dhe
▪ eudemonike – gjykimet në lidhje me kuptimin dhe qëllimin e jetës,
Në vendet e botës perëndimore, kënaqësia e jetës ra krejtësisht në mes të moshës 45 dhe 54 para se të ngrihej përsëri.
Bashkëstudiuesi Angus Deaton, nga Universiteti Princeton në SHBA, tha se ekonomia mund ta shpjegojë këtë. "Kjo është periudha në të cilën normat e pagave në mënyrë tipike e prekin kulmin dhe është koha më e mirë për të punuar dhe fituar më së shumti, madje edhe me çmimin e mirëqenies aktuale, për ta rritur pasurinë dhe mirëqenien më vonë në jetë," tha ai.
Kjo mund të shpjegojë se pse njerëzit e moshuar ishin më të lumtur, pavarësisht që ishin bërë më të dobët – megjithëse, shëndeti i dobët çonte në vlerësime më të ulëta të kënaqësisë me jetesën në mesin e të moshuarve, kënaqësia më e lartë e jetës duket se e largon rënien shëndetësore fizike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapsllëku mund të ndikojë në zhvillimin e problemeve të zemrës: Në çfarë rreziku janë njerëzit me tension të lartë
Gjashtë shenja që tregojnë se duhet të shqetësoheni për shëndetin tuaj mendor
Kujdes kur bëni këto aktivitete, mund të pësoni atak në zemër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh