Mos u hidhni në ujë: Për shkak të një dëmtimi të vogël të shtyllës kurrizore, të rinjtë shumë shpesh bëhen invalidë

Ortopedët japin paralajmërimin
Të shumtën e rasteve bëhet fjalë për meshkujt të cilët për shkak të këtyre veprimeve të guximshme arrijnë në një gjendje të rëndë
Këto janë lëndime shumë të shpeshta pas të cilave disa pacientë mbeten invalidë të përhershëm, por mund të jenë edhe fatale.
Dëmtimi i palcës kurrizore dhe i rrënjëve nervore më së shpeshti është pasojë e lëndimeve të shkaktuara me fragmente kockore, të cilat gjenden në kanalin kockor, apo në paqëndrueshmërinë e kurrizit pas goditjeve të forta, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ia vlen të thuhet që edhe dëmtimi më i butë i palcës kurrizore mund të lërë pasoja. Sepse kontuzionet apo edemet e palcës kurrizore në tërësi mund të tërhiqen, por të gjitha dëmtimet mekanike do të lënë pasoja në ndjenjën e motorikes te i lënduari.
Dëmtimet e shtyllës kurrizore diagnostikohen me imazhe të shpejta me rëntgen, MRI ose skaner, ndërsa praktika tregon që me rastin e hedhjeve në ujë më së shpeshti shkaktohen lëndime të shtyllës së qafës.
Lëndimi me rastin e hedhjes në ujë ndodhin me veprimin e forcave në kokë:
– Forcat transmetohen përgjatë boshtit vertikal të qafës dhe ashpërsia e dëmtimit do të varet nga intensiteti i forcës dhe shkalla e përkuljes së qafës.
– Lëndimet e boshtit të qafës të shkaktuara nga hedhjet në ujë konsiderohen ndër më të rëndat në ortopedi, sepse shpesh rezultojnë me invaliditet të përhershëm.
Këto lëndime përgjithësisht ndahen në dy grupe.
Grupi i parë i lëndimeve të indeve të buta, ku përfshijmë dëmtimet e muskujve dhe ligamenteve, të cilat nuk çojnë në dëmtime neurologjike dhe dëmtime të muskujve dhe ligamenteve të cilat çojnë deri në dëmtime neurologjike dhe zgjatje të disqeve ndërvertebrale.
Grupi i dytë janë lëndimet e strukturave palcore, domethënë ndrydhja e unazave, thyerja e unazave apo thyerja luksacionale e unazave.
Sipas ortopedëve, prej disa vitesh ka një tendencë në rritje të këtyre dëmtimeve, për shkak se numri i pishinave në shtëpi është në rritje:
– Kërcimi me kokë në ujë të cekët, praktikisht në një pishinë për fëmijë, shpesh mund të jetë fatale.
Ndaj ju bëjmë thirrje të jeni të kujdesshëm, sepse mjafton një moment pavëmendjeje apo sfidash të panevojshme që nuk të çojnë askund dhe e lënë përgjithmonë një të ri në karrocë.
Në rast lëndimesh gjatë zhytjes, ndihma e parë është vendimtare.
Imobilizimi adekuat dhe transporti në spital mund të jenë të një rëndësie vendimtare.
Është e rëndësishme të filloni trajtimin sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm heqja e shpejtë e shkaktarit të dëmtimit të palcës kurrizore mund të japë rezultatin e duhur.
Trajtimi mund të jetë jo-operativ nëse hematoma ose edema është shkaku i presionit në strukturat nervore, ose operativ nëse shkaku janë fragmente të formuara pas një frakture ose zgjatjeje të diskut që duhet hequr.
Fatkeqësisht, edhe operacioni ndonjëherë nuk çon në shërim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës