Mungesa e ujit bëhet shkak për shumë shqetësime dhe sëmundje. Edhe humbja e 2% e sasisë së ujit në organizëm, shfaq kufizime të aftësisë trupore dhe mendore. Por, edhe nëse pini ujë kur s’jeni të etur, kjo mund të ndikojë negativisht në aftësitë tuaja intelektuale.
Këto janë rezultatet deri tek të cilat u arrit në bazë të një studimi në të cilën morën pjesë 60 persona. Vullnetarët janë lutur që ta bëjnë një test të zakonshëm të koordinimit kompjuterik dhe është dashur të shtypin butonin e caktuar kur një objekt i caktuar do të paraqitej në ekran. Në këtë mënyrë matej shpejtësia dhe vëmendja e koordinimit të syrit dhe dorës.
Para fillimit vullnetarët është dashur që në shkallë të veçantë të përcaktojnë se sa janë të etur dhe secilit i është ofruar një gotë ujë të ftohët. Njerëzit e etur të cilët aty për aty e pinë ujin e bënë testin për 10 për qind më mirë sesa ata që nuk e bënë atë. Sipas kësaj, etja zvogëlon koncentrimi. Ajo që më të vërtetë është interesante është fakti se ata të cilët pinë ujin e nuk ishin të etur kanë pasur reagime më të dobëta për 15 për qind.
Psikologu, Peter Rogers konsideron se arsyeja qëndron në atë që temperatura e ulët e ujit ndoshta shtyn trupin që resurset e veta t’i drejtojë kah baraspeshimi i asaj ftohtësisë. Nëse pimë shumë ujë, ndoshta nuk do të jemi në situatë që të ngasim veturën apo të kryejmë detyra intelektuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Mjekët në Londër kuruan verbërinë e lindur tek fëmijët, metoda revolucionare që “po ndryshon lojën”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës