LAJMI I FUNDIT:

Mos na shitni dushk për gogla, zëvendëskryeministër!

Çdo herë kur është në lojë ndonjë propozim konkret i bërë nga ana e një zyrtari të lartë qeveritar, që ka të bëj me çështje të rëndësishme ndërkombëtare, veçanërisht me ato që lidhet me raportet e Kosovës me Serbinë, automatikisht nënkupton se kjo ide konkrete detyrimisht e ka pëlqimin (imponimin) e qarqeve relevante të vendimmarrjes ndërkombëtare. Por, mbi të gjitha, ajo gjithsesi para opinionit tonë duhet të reflektojë kinse origjinale dhe e dalë nga vetë vendorët.

Me qëllim të neutralizimit të pakënaqësive të pritura dhe mospajtimeve të ashpra të opozitës politike dhe shoqërisë civile vendore, në këso raste, ideja e ofruar në përgjithësi, së pari, publikisht fillon të përkrahet nga disa individë autoritarë me orientim pro-qeveritar, pastaj ajo has përkrahje tek disa ambasadorë të shteteve me ndikim në Kosovë, e më tej vazhdon zyrtarisht të përkrahet nga Qeveria, Brukseli, SHBA-të dhe në fund bëhet si iniciativë gjithëpërfshirëse që duhet aplikuar në praktikë.

Besoj se një shtegtimin të ngjashëm strategjik të lojës me opinionin, sigurisht do ta kalojë edhe propozimi i fundit i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi mbi mundësinë e lidhjes së një traktati të paqes me Serbinë. Natyrisht, ashtu sikur edhe është pritur, reagimet nga disa subjekte dhe liderë politikë rreth këtij propozimi të z. Kuçit kanë qenë të ashpra. Mirëpo, si një politikan që di çdo gjë dhe ka përgjigje të gatshme në të gjitha pyetjet (së paku kështu ai mendon për vete), kundërpërgjigja e tij në këto reagime ishte i menjëhershëm: në mënyrë cinike dhe nënçmuese konstatoi se këta fare nuk dinë çka është traktati dhe se duhet të mësojnë më shumë në këtë drejtim. Si dhe, me shpalljen e pavarësisë, ne moti e kemi tejkaluar rezolutën 1244 të OKB-së dhe se ajo më nuk i bie tamam Kosovës.


Me këtë rast, edhe unë pjesërisht pajtohem me përgjigjen e z. Kuçit. Veçanërisht në atë pjesë ku ai konstaton se ata nuk dinë se çka është traktati, sepse ky lajthim i tyre, nis nga rezonimi i zakonshëm i të kuptuarit racional të këtyre akteve të përcaktuara sipas drejtës ndërkombëtare publike. Ndërsa, kur z. Kuçi fletë për traktatin e vet të paqes me Serbinë, ai këtu sigurisht aludon në të kuptuarit e tij nga aspekti real-politik i ndërtimit të shtetit në emër të cilit ai po flet. Pra, nga aspekti i shtetësisë “sui generis” të Kosovës nga njëra anë, dhe taktikës së mirë si përvojë të qëndrimit sa ma të gjatë në pushtet, të ndërtuar mbi atë maksimë: “Lidhe kalin aty, ku të thotë pronari”!

Fundja, ka logjikë këtu, apo jo? Nëse Kosova është e njohur dhe pranuar si shtet “sui generis” në botë, pse atëherë ajo nuk mundet të lidh edhe “sui generis” traktate paqësore me Serbinë? Por, nga e gjithë kjo si përgjigje të rezymuar, një gjë nuk po e kam të paqartë: atë pjesë ku thotë se ne, me shpalljen e pavarësisë moti e kemi tejkaluar Rezolutën 1244 të OKB-së dhe se ajo më nuk i bie tamam Kosovës. Dakord! Nëse është kështu, çka na duhet atëherë nëpër përfaqësimet tona ndërkombëtare rajonale emërtimi në tavolinë: “Kosovo* 1244” ?!

Sipas të drejtës publike ndërkombëtare, traktatet ndërkombëtare janë marrëveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtës ndërkombëtare. Element qenësor për ekzistimin e traktatit është pajtimi i vullnetit të subjekteve, i cili shprehet përmes organeve kompetente. Pra, pajtimi në traktat arrihet nëpërmjet të shprehjes se vullnetit dhënë shprehimisht.

Traktatet ndërkombëtare mund të klasifikohen në bazë të disa kritereve: sipas lëndës (politike, ekonomike); sipas objektivave (paqes, mbrojtjes); formës (me shkrim, me goje): mënyrës se lidhjes (solemne, të thjeshta); kohës sa do të jenë në fuqi; hapësirës gjeografike në të cilën shtrihen etj.

Hajde, më tutje, të bëjmë një analizë të thjeshtë!

Sikur konstatuam më sipër, traktatet ndërkombëtare janë pra marrëveshjet e lidhura mes dy ose me shumë subjekteve të së drejtës ndërkombëtare. Për tu plotësuar ky kriter, sigurisht në propozimin e “traktatit paqësor me Serbinë” të Kuçit, detyrimisht duhet të kemi së paku dy subjekte ndërkombëtare – konkretisht Republikën e Kosovën dhe Republikën e Serbisë. Edhe pse pala tjetër nuk e pranon Kosovën si republikë, realisht ajo është e njohur si shtet nga mbi 90 shtetet e botës, ka një mendim pozitiv për shpalljen e pavarësisë së vetë nga GJND, ndërsa si të tillë ende nuk e njeh zyrtarisht BE-ja dhe ende nuk është anëtare e barabartë e Kombeve të Bashkuara. Në anën tjetër kemi Republikën e Kosovës të cilën pala tjetër ende e konsideron si tërësi territoriale të shtetit të vetë dhe këtë e ka të instaluar edhe në Kushtetutën e vet.

Nëse, ta zëmë, heshtet apo anashkalohet nga Kosova kjo rrethanë formale-juridike, atëherë logjikisht i bie se Republika e Serbisë, si palë, pas një konflikti të armatosur të ndodhur në vitin 1999, po pranon të lidh “traktat paqeje” me një grupim të organizuar përfaqësuesish etnik, të një pjese tjetër administrative ku formalisht shtrihet sovraniteti i saj kushtetues. Pra, për Republikën e Serbisë, ky “traktat paqeje” do të trajtohet si marrëveshje e brendshme e vullnetit të mirë, e lidhur me një pakicë tjetër minoritare (shqiptarët) të cilët “de jure” jetojnë në një pjesë të territorit administrativ – kushtetues të saj. Prandaj, kjo si dokument as që duhet të ratifikohet në Parlamentin e Serbisë. Ndërsa, ne, sigurisht këtë traktat do ta konsideronim ndryshe: si një marrëveshje ndërkombëtare e lidhur në mes të dy shteteve sovrane. Kështu që, sipas dispozitave tona pozitive në fuqi, para ratifikimi, ajo patjetër me dy të tretat e votave duhet të votohet në Parlamentin e Kosovës.

Hipotetikisht, edhe sikur punët të shkonin kaq lehtë, vallë, a vërtet z. Kuçi mendon se një traktat i tillë paqeje me Serbinë, me dy të tretat e votave mund të kalojë pa probleme në Parlamentin e Kosovës?!

Të shkojmë më tutje!

Element qenësor për ekzistimin e një traktati, sikur thamë më sipër në definicion, është pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet përmes organeve kompetente. Me këtë deklarim publik të Kuçit, realisht gjysma e punës qenka bërë: vullneti i Kosovës ekziston, por na duhet edhe gjysma tjetër – vullneti i deklaruar nga Serbia… Dhe, këtë vullnet, z. Kuçi, mendon se do ta ketë lehtë ta arrij, apo jo?!

A thua do ta ketë shumë lehtë!? Me një president ultra-nacionalist në pushtet, i zgjedhur me shumicë votash të popullit të vetë, me një kryeministër nacionalist ekstrem, i dal nga shkolla famëkeqe millosheviqiane, me një Parlament serb të dominuar nga nacionalistët, me një kler dhe religjion zyrtar të shumicës që Kosovën në mënyrë fanatike e konsideron si djep të civilizimit të tyre…?!

Hajde ta zëmë (të ëndërrojmë) se presioni dhe kushtëzimi ndërkombëtar ndaj Serbisë do ta bëj të veten: ajo e arrin konsensusin e brendshëm politik dhe pajtohet t’i heq dispozitat kontestuese nga Kushtetuta e saj se Kosova është pjesë integrale e Serbisë; kërkon falje publike për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit; pranon të paguajë reparacionet e luftës; heq dorë nga përkrahja e strukturave kriminale dhe paramilitare në veri të Kosovës; pranon t’i dorëzoj eshtrat e të zhdukurve…

Dakord, i them z. Kuçit! E Serbia? Për të gjitha këto koncesione të bëra, çfarë do të fitoj ajo si kompensim nga këto bisedimesh dhe lidhja e këtij “Traktati të Paqes”?! Vërtet mendoni se ajo me këtë punë do të kënaqet vetëm me pranimin e lejimit të hyrjes së saj në BE?!

Në fund, një porosi krejtësisht “pa teklif”, z. Hajredin Kuçit: nëse me këtë propozim të këtij “traktati” ju dhe qeveria e juaj, së bashku me “miqtë e juaj të dashur ndërkombëtar”, vërtetë do ta arrini ta realizoni atë në praktikë, pa i bërë asnjë dëm interesit tonë nacional dhe shtetëror, atëherë më lejoni këtu që t’ju drejtohem intimisht përmes atij zhargoni përkëdhelës popullor: “Ju hongsha loçkën e zemrës”!

Përndryshe, mos na shitni dushk për gogla, z. zëvendëskryeministër…

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori