Mos i masakroni pemët në qytet
Kur isha në studime pasuniversitare në Zagreb, pata takuar një profesor në moshë të shtyrë të Fakultetit të Bujqësisë, duke udhëzuar një punëtor të mirëmbajtjes se ku duhej ta priste degën e tharë të një peme në qendër të Zagrebit.
Tejet i nevrikosur mu përgjigj: Sepse e kam pa pasur një student nga Kosova, një idiot, i cili përpiqej të na bindte se pemëve në qytet duhen prerë degët se vijnë sorrat e bëjnë glasa. E ky far idioti është bërë profesor i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë dhe e ka shumëzuar numrin e idiotëve.
Duke parë pikëllimin tim për këtë fakt, profesori i Universitetit të Zagrebit më mbajti një ligjëratë ku më shpjegoi se sa e dëmshme për ambientin është ajo çfarë bëjnë në Kosovë, dhe se si rrezikohet që drunjtë e masakruar në mënyrë të tillë rrezikojnë të thahen dhe se jetëgjatësia e tyre shkurtohet.
Profesori i Zagrebit më shpjegoi se kur zogjtë apo edhe sorrat popullojnë pemët në qytet, kjo është shenjë jete e vitaliteti. Nëse bëjnë glasa duhet të kemi kënaqësinë t’i pastrojmë ato. Nga ai vend ku nuk vijnë as sorrat duhet ikur një minutë e ma parë.
Profesori i Zagrebit më pyeti se mos vallë kujtoj se profesorët e Kosovës janë me të mençurit në botë. Nëse në Kosovë bëjnë diçka që nuk e bënë askush në botë, atëherë ky duhet të jetë ndonjë idiotizëm apo jo?
Kaluan njëzet vite nga ky takim, dhe mua më ra të vizitoj gati të gjitha vendet e Evropës dhe disa aziatike. Dhe, gjëja e parë që kam studiuar në gjithë këto vende ka qenë se si ia bëjnë komunarët me pemët në qytet.
Kam parë se kështu siç bëjnë komunarët në Kosovë, le që nuk bëjnë askund në Perëndim, por nuk bëjnë as në Palestinë e as në Shqipëri që është vendi më primitiv në Evropë pas Kosovës (një mik i imi nga Tirana pas deklaratës së George Bushit në Tiranë më 10.06.2007, më patë uruar: shyqyr që Kosova po bëhet shtet dhe do t’ia zërë vendin Shqipërisë si vendi më primitiv i Evropës).
Jam bindur se ky është një idiotizëm kosovar ku le që popullsia është e paedukuar lidhur me ambientin dhe nuk e ka as kujdesin minimal po që edhe vetë komunat ndajnë buxhet për ta shkatërruar ambientin.
Shumica e kryetarëve të Komunave në Kosovë nuk e dinë anglishten dhe edhe nëse kanë dalë ndonjëherë nëpër Evropë, kanë qenë të hutuar dhe nuk kanë ditur se çfarë të mësojnë më parë. Por, të paktën shumica e tyre e dinë serbishten dhe kanë shëtitur nëpër ish-Jugosllavi që të mësojnë se nuk duhet të kontribuojnë me para të taksapaguesve në shkatërrimin e ambientit.
Qe 13 vite jam përpjekur që kryetarëve të komunave tua bëjë me dije këtë gjë, por të vetmit kanë qenë kryetari i Prishtinës, Dr.Isa Mustafa dhe ai i Skenderajt Sami Lushtaku që e kanë ndërprerë këtë masakrim tradicional të pemëve në qytetet e Kosovës.
Madje as në Prishtinë e Skenderaj nuk durohen pa u prerë çdo vjet të paktën ndonjë degë, por jo të gjitha degët siç bëjnë akoma në qytetet tjera të Kosovës.
Para disa viteve, ministri i jashtëm i Holandës pat deklaruar në TV Mitrovica se Mitrovica është qyteti ku vdekshmëria nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës është katër herë më e lartë se në çdo qytet tjetër të Evropës. Arsye për këtë është ndotja e ambientit e shtresuar me vite si dhe mungesa e hapësirave të gjelbëruara.
Hapësirat e gjelbra në Mitrovicë u shkatërruan pamëshirshëm pas luftës në Kosovë, por kulmi është arritur gjatë qeverisjes së PDK-së. Grykësia e qeveritarëve lokalë për të gllabëruar çdo pronë publike, për të shndërruar sheshe ndërtimi edhe ato hapësira që as regjimi i Millosheviqit nuk pati kurajë t’i shkatërrojë, ka bërë që Mitrovica të shndërrohet në një vend ku venitet dëshira për të jetuar.
Sikur e gjithë kjo të mos ishte e mjaftueshme, ditë më parë gjithë pemëve në shëtitoren e qytetit iu fut sharra, nga të cilat ngelën vetëm trungjet.
Për ironi, në telefonin tim celular akoma mbaj sms-in e ministrit Dardan Gashi ku ai zotohet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Është koha për një ligj për ambientin që do të impononte standardet evropiane duke penalizuar me masa drakonike dëmtuesit e ambientit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës