LAJMI I FUNDIT:

Mos ekzekutimi i 300 eurove – punonjësit shëndetësor protestojnë sot para SHSKUK

Mos ekzekutimi i 300 eurove – punonjësit shëndetësor protestojnë sot para SHSKUK

Personeli mbështetës në QKUK dhe SHSKUK sot do të mbajë protestë për shkak të mos marrjes së shtesës prej 300 euro.

Sipas njoftimit, protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të mbahet para SHSKUK, transmeton Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë, më herët ka bërë të ditur arsyet pse nuk kanë dalë shtesat prej 300 eurove për punonjësit e SHSKUK-së.


Në njoftim thuhej se, listat e ardhura në Ministrinë e Shëndetësisë nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmëri me kriteret e vendimet të Qeverisë dhe udhëzimet e saj.

“MSH dëshiron të njoftojë se arsyeja e mos pagesës deri më tani e shtesës prej 300 eurove për kategoritë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 05/18 të datës 29.07. 2020 për punonjësit e SHSKUK-së është se listat e ardhura në MSh nga SHSKUK kanë pasur mospërputhshmëri me kriteret e vendimit të Qeverisë dhe udhëzimet e saj. Për këtë arsye, SHSKUK si organizatë buxhetore, i ka kthyer listat që të rishikohen nga menaxherët që njëjtat të jenë konform vendimit të Qeverisë”, thuhej në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se përderisa nuk bëhen rishikimet e duhura në këto lista, nuk do të mund të kryhen pagesa.

Siç dihet, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtesa mujore në vlerë prej 300 euro ka të bëjë me mjekët, infermierët dhe teknikët të cilët janë marrë drejtpërdrejt me trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe me kategoritë e profesionistëve nga institucionet si:

• IKSHPK-ja,
• Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut,
• Departamenti i Shëndetësisë në Burgje,
• SHSKUK dhe Spitalet e përgjithshme si njësi të saj si dhe
• QKMF-të në Komuna

Sipas vendimit, organizatat buxhetore (të listuara më lart) janë përgjegjëse të përgatisin dhe aprovojnë me shkresë përmes Zyrtarit Kryesor Administrativ dhe Zyrtarit Kryesor Financiar të organizatës listat e personelit të tyre shëndetësor dhe të njëjtat t’i përcillen Ministrisë së Shëndetësisë, e cila pasi të konstatojë përputhshmërinë me kriteret e vendimit dhe udhëzimet e saj, i dërgon ato lista në Thesarin e Kosovës (Ministri të Financave) për procesim sipas Sistemit të Pagave, përkatësisht për pagesë retroaktive për dy muaj së bashku me pagën mujore të muajit gusht. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori