LAJMI I FUNDIT:

Morton për vizitë pune në Shkup

Morton për vizitë pune në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të jetë nikoqir i Ministres për Evropë dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendi Morton, e cila po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.

Qëllimi i vizitës, sipas njoftimit ë MPJ-së, është mbajtja e takimit të parë inaugurues të Këshillit për partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, ku nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojë Ministri Bujar Osmani, ndërsa nga ana e Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëkryesojë ministrja Wendi Morton.

“Këshilli konsiderohet si organi më i lartë punues për implementimin e Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, që do të ketë rolin e koordinatorit të zbatimit të dispozitave nga Marrëveshja dhe zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu në kuadër të Këshillit është paraparë që Ministrat të nënshkruajnë Rregullore për punë, si kornizë përmes së cilës do të zhvillohet bashkëpunim i plotë në kuadër të këtij organi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori