LAJMI I FUNDIT:

Morina afër shkarkimit

Morina afër shkarkimit

Drenica ka shënuar fitoren e dytë radhazi përballë Ferronikelit në “Bajram Aliu”, në javën e 8-të të Superligës së Kosovës, në një lojë të fortë dhe pa kalkulime. Ferronikeli ka dominuar, por fitorja megjithatë i ka takuar Drenicës.

Ndonëse të parët kaluan në epërsi në minutën 37’ nëpërmjet Eminhazirit, futbollistët e Ferronikelit pësuan dy gola në pjesën e dytë të takimit dhe në fund pësuan.

“Po na përsëritet nga ndeshja në ndeshje e njëjta gjë, që kur luajmë mirë pranojmë gola. Kurrsesi të stabilizohemi dhe kjo mbase po ndikon edhe në rezultatet e dobëta. Ferronikeli ka potencial dhe sigurisht që edhe rezultatet do të vijnë. Pas këtij takimi shumëçka do të sqarohet. Disa qarqe kanë iniciuar dorëheqjen time, por kjo nuk është shumë e rëndësishme. Dorëheqja ime është problemi më i vogël”, tha trajneri i Ferronikelit, Arbnor Morina. /Zëri/Telegrafi/