LAJMI I FUNDIT:

Monotonia shton rrezikun për vdekje të parakohshme

Monotonia shton rrezikun për vdekje të parakohshme

Monotonia mund t’i ekspozojë njerëzit dyfish më shumë në rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, në krahasim me personat tjerë, tregojnë rezultate e një hulumtimi të kryer nga shkencëtarët britanikë të Universitetit të Londrës.

Shkencëtarët arritën deri tek ky rezultat pas hulumtimeve të kryera prej vitit 1985 deri më 1988 në 7.500 zyrtarë të moshës ndërmjet 35 deri 55 vjeç, gjatë së cilës periudhë është krahasuar gjendja e tyre e mëparshme dhe aktuale shëndetësore, shkruajnë mediat franceze.

Shkencëtarët thonë se monotonia mund t’i shtyj njerëzit të pinë më shumë alkool, cigare dhe të bëjnë jetë jo të shëndetshme, që ndikon direkt në jetëgjatësi. Ata këshillojnë personat që mërziten gjatë orarit të punës të gjejnë ndonjë aktivitet tjetër për ta mbytur monotoninë.