Monitorimi i UNESCO-s, integrimi në BE dhe zhvillimi rajonal – tema të seancës së Qeverisë në Ohër

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në Ohër do ta mbajë seancën e shtatë të rregullt. Pika qendrore e rendit të ditës në seancë, e cila është e pesta nga seria që mbahet në 10 rajone të vendit, është informacioni për situatën dhe vizitat në Komunat e Ohrit, Strugës, Resnjës, Vevçanit dhe Debarcës.
Kryetarët e këtyre komunave do të prezantojnë informacionet me interes të qytetarëve dhe do të informojnë për çështje të caktuara dhe projekte nga planet për punë të bashkësive lokale. Në përputhje me këtë, në seancë do të jepen udhëzime për politikat dhe vendimet e projekteve të cilat mund të realizohen në bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe qendror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën në Ohër do të shqyrtohet gjithashtu informacioni mbi praninë e Misionit të Monitorimit Reaktiv të UNESCO-s, si dhe informacionin për inspektimin e kategorisë së parë të ndërtesave në komunat e Ohrit dhe Strugës dhe informacioni për aktivitetet e ndërmarra nga inspektorët e autorizuar të ndërtimeve për këta zona.
Në këtë seancë, ambasadori i Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, do të prezantojë para ministrave programin dhe prioritetet e kryesimit kroat me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Në kuadër të aktiviteteve në terren që do t’i paraprijnë seancës, kryeministri Oliver Spasovski do të inspektojë rindërtimin dhe rinovimin e sistemit të kolektorëve dhe do të vizitojë fabrikat “LTH Shkritorja” Ohër dhe “Bratstvo Inoks”.
Takime dhe aktivitete të tjera në këtë rajon gjatë ditës do të kenë edhe zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje Ekonomike, Mila Carovska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski, ministrat pa portofol të autorizuar për Investime të Jashtme, Zorica Apostolska dhe Elvir Hasan, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës