LAJMI I FUNDIT:

Molla mbron nga kanceri i zorrës së trashë

Molla mbron nga kanceri i zorrës së trashë

Studimi i ri i shkencëtarëve kinezë, i cili është publikuar në revistën “nternational Journal of Bioloqical Macromolecules”, zbulon se oligosakaridet nga molla mund ta parandalojnë krijimin e kancerit të zorrës së trashë.

Oligosakaridet janë karbohidrate komplekse, të cilat janë të ndërtuara nga monosakaridet. Shkencëtarët kanë zbuluar se sa më i lartë të jetë niveli i oligosakarideve në mollë, aq më i madh është efekti në parandalimin e krijimit të kancerit të zorrës së trashë.

Përveç kësaj, shkencëtarët kanë zbuluar se oligosakaridet e mollës janë në gjendje që t’i shkatërrojnë qelizat e dëmtuara të organizmit, duke përfshirë edhe qelizat e kancerit. Gjithashtu është zbuluar se mund ta parandalojnë përhapjen e qelizave të reja të kancerit.

Oligosakaridet e mollës mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të kancerit të zorrës së trashë, ndërsa me hulumtime të mëtutjeshme do të shihet nëse ato mund ta parandalojnë edhe krijimin e llojeve të tjera të kancerit. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori