LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Situata në BE nuk është e përkryer, por ndryshimet janë të mundshme

Mogherini: Situata në BE nuk është e përkryer, por ndryshimet janë të mundshme
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka uruar të martën Ditën e Evropës duke vlerësuar se e ardhmja e Unionit është zgjidhje që i takon secilit qytetar dhe me rëndësi për gjithë botën, por se situata në Union nuk është e përkryer dhe se ndryshimet janë të nevojshme.

Mogherini megjithatë në një video-porosi, e publikuar në faqen e shërbimit evropian për çështje të jashtme, ka theksuar se përmirësimet janë të mundshme.