LAJMI I FUNDIT:

MKRS: Më shumë atletë të huaj në gjysmëmaratonën e Prishtinës

MKRS: Më shumë atletë të huaj në gjysmëmaratonën e Prishtinës

Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, të angazhohen më shumë dhe të ftohen sa më shumë atletë të huaj për gjysmëmaratonën e Prishtinës.

Ai këtë kërkesë e ka bërë për t’u promovuar sa më shumë ky aktivitet që është më i madhi në vend në atletikë.

Ministri Krasniqi këtë kërkesë e ka bërë në takimin që pati të enjten me kryetarin Sylejmani. Krasniqi ka treguar gatishmëri për mbështetje të plotë të FAK-ut në çështjen e ndërkombëtarizimit të atletikës në IAAF. Gjysmëmaratona e Prishtinës do të mbahet në muajin maj. /Koha/Telegrafi/