LAJMI I FUNDIT:

Mjeku njëqindvjeçar

Mjeku njëqindvjeçar

Mjeku i cili në botë ka sjellë 18.000 bebe gjatë karrierës së tij 63 vjeçare edhe më tutje punon dhe është hiq më pak se 100 vjeç.

Walter Watson nga Augusta e Georgias në SHBA është mjeku më i vjetër në botë. Gjatë karrierës së tij të gjatë ka sjellë në këtë botë disa gjenerata, prej gjyshërve deri tek stërnipërit.

Njëri prej pacienteve të tij është edhe 77 vjeçarja Sabra Allen. Doktori Watson ka ndihmuar në lindjen e 17 anëtarëve të familjes së saj.

“Ai më ka ndihmuar në lindjen e pesë fëmijëve të mi dhe 12 nipave. Nuk ka mjek tjetër si ai, është më i miri në botë,” tha Sabra Allen për mediat britanike.


Mjeku Watson i cili çdo ditë shkon në punë tha se nuk ka asgjë më të bukur se lindja. Ai nuk planifikon të dal në pension përkundër faktit se vuan nga artritisi, ndërsa kohët e fundit i është dobësuar të parit dhe të dëgjuarit. /Telegrafi/