LAJMI I FUNDIT:

Mjekët e Maqedonisë: Ju lusim që t’ju përmbaheni rekomandimeve, mbani maskë dhe largësi trupore

Mjekët e Maqedonisë: Ju lusim që t’ju përmbaheni rekomandimeve, mbani maskë dhe largësi trupore

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se punonjësit shëndetësorë në mënyrë të palodhshme japin maksimumin në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19.

“Kapacitetet e spitaleve janë të mbushura, ndërsa dinamika e shërimit dhe pranimit të pacientëve të rinj është e madhe. I gjithë personeli mjekësor është i stërlodhur, por ata nuk heqin dorë nga pacientët tanë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në video, mjekët Milena Stevanoviq, Dejan Dokiq, Kalina Grivçeva, Ilir Demiri, Irena Rambabova, Dimitar Karkinski dhe teknicienti mjekësor, Sabri Aziri u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektohen masat në mënyrë që edhe qytetarët t’i ndihmojnë ata.


“Jemi të angazhuar gjatë ditës kohës dhe japin më të mirën. Edhe ne kemi familje, kemi fëmijë, kemi prindër të moshuar. Edhe ne nuk duam ta bartim sëmundjen në shtëpi, as të sëmuremi. Mundohemi që asnjë pacient të mos mbesë pa mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Kjo do të zgjasë dhe vetëm të bashkuar mund të japin kontribut, në mënyrë që t’ju ndihmojmë pacientëve tanë. Ju lusim t’ju përmbaheni rekomandimeve, mbani maskë dhe largësi trupore. Vetëm kështu jemi fitues në këtë luftë”, theksojnë mjekët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori