Ka ndodhur diçka që mund të jetë lajm i madh dhe i mirë për njerëzit e sëmurë me virusin HIV, por mjekët thonë se gjithçka që ka ndodhur ishte pothuajse një aksident.
Nëntëvjeçari nga Afrika e Jugut është diagnostikuar me HIV kur ishte njëmuajsh. E, tash duket se është shëruar pa trajtim të rregullt. Ky është rasti i parë i regjistruar me AIDS në Afrikë ku virusi largohet pa ilaçe dhe rasti i tretë i tillë në botë.
Menjëherë pas diagnostifikimit, djali kishte marrë drogë anti-retrovirale (ART) për 40 javë. Atëherë trajtimi është ndalur për të analizuar shëndetin e djalit. Testet e gjakut në vitin 2015 tregonin se virusi HIV ishte në remision, që do të thotë se niveli i virusit në gjak ishte i pamundur të detektohet me testet standarde.
“Kjo ishte gjë e rrallë”, tha Dr. Any Violari nga Klinika PEdiatrike në Universitetin e Afrikës së Jugut. “Duke studiuar këto raste, shpresojmë të kuptojnë se si është e mundur të heqim qafe virusin dhe atë me ndërprerje të trajtimit”.
Përveç rastit në Afrikë, janë regjistruar më parë dy raste të ngjashme në botë. Në Misisipi fëmijës me virusin që shkakton AIDS-in i janë dhënë doza të mëdha të ilaçit anti-retroviral brenda 30 orëve të lindjes. Mjekët e dinin se nëna ishte HIV pozitiv dhe ilaçin ia dhanë bebes me shpresën që ta mbajnë nën kontroll. Dy vjet më vonë, në gjakun e fëmijës nuk është hasur prania e virusit HIV, transmeton Telegrafi.
Kështu, vajza nga Misisipi ishte fëmija e parë që me sukses u shërua. Ekspertët besojnë se kjo ka ndodhur fal intervenimit të shpejtë.
Ilaçi funksional jepet kur prania e virusit është shumë e vogël, kur trajtimi gjatë tërë jetës nuk është i nevojshëm e testet standarde klinike nuk mund ta zbulojnë virusin në gjak. Ky zbulim është botuar në vitin 2013 në Konferencën mbi Retrovirusët në Atlanta.
Kjo vajzë ka lindur me HIV-pozitiv, e nëna nuk ka marrë kujdes mjekësor të paralindjes për çka s’e dinte a ishte HIV pozitiv (derisa nuk lindi).
“Nuk kemi pasur mundësi për të trajtuar nënën gjatë shtatzënisë. Po ta bënim, mund të ndalohej kalimi i virusit te bebja”, thotë dr. Hannah Gay, pediatre dhe eksperte për HIV në Spitalin e Misisipit. “Shpresojmë se studimet e ardhshme tregojnë se futja e hershme e terapisë efektive mund të ketë këtë rezultat”.
Dr. Katherine Luzuriaga, imunologe nga Universiteti i Masaçuestsit, e ka quajtur këtë zbulim fascinant. Fëmija nuk ka gjurmë të virusit në gjak edhe 10 muaj pasi nëna ndaloi dhënien e ilaçit.
“Ky është rasti i parë të cilin e kemi dokumentuar, se fëmija është i infektuar dhe pastaj pas periudhës së trajtimit kaloi disa kohë pa ilaçe e virusi nuk u kthye”, ka thënë Luzuriaga për CNN.
Kur është përcaktuar se nëna është HIV pozitiv, Dr. Gay fëmijës menjëherë nisi t’i japë ilaçe anti-retrovierale që virusin të mbahet nën kontroll.
“E kemi filluar terapinë sa më herët, në këtë rast 30 orë pas lindjes. Për shkak të ekspozimit të lartë, kam vendosur për të përdorur tri ilaçe në vend të vetëm një”, shton ajo.
Fëmija ka marrë ilaçe për 15 muaj. Më pas nëna e saj nuk ia dha.
I vetmi rast i tillë që është dokumentuar është djali Timothy Brown nga Berlini. Ai më 2007 ishte HIV pozitiv që jetonte Amerikë. Luftonte të njëjtën kohë me HIV dhe leucemi, e pas transplantimit të palcës së kockës, leucemia është shëruar por nuk kishte as HIV.
“Isha në testime në shumë vende. Kam pasur dy kolonoskopi që mjekët të dinë nëse ka ende HIV në zorrët e mia. Po, nuk e gjetën”, thotë Brown, i cili tani jeton në San Francisko.
Mjekët po vazhdojnë testet tek vajzë nga Misisipi tek e cila nuk ka më prani të virusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës