LAJMI I FUNDIT:

I mituri theret me thikë në Prishtinë

I mituri theret me thikë në Prishtinë

Policia raporton se një i mitur është therur me thikë dje në Prishtinë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “George Bush” ndërsa raportohet se i dyshuari ende është i panjohur për policinë dhe viktimën.

Ky i fundit është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta trupore.