Qyteti i Mitrovicës, por edhe territori i Kosovës në përgjithësi, paraqet një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë.
Zonat e Dukagjinit, Anamoravës dhe Kopaonikut, përkatësisht pjesa veriore e Kosovës, janë me aktivitet të lartë sizmik, të cilat janë goditur në të kaluarën nga tërmete me magnitudë 5.8 deri 6.1 shkallë të Rihterit, ndërsa, njohësit e kësaj fushe parashohin se mund të goditen edhe në të ardhmen nga tërmetet autoktone shumë të forta.
Edhe ndërtimtarët pohojnë se në rast të lëkundjeve më të forta shumë ndërtesa në qytetin buzë Ibrit, janë të rrezikuara për shkak të cilësisë së dobët të ndërtimeve dhe mungesës së kontrollit adekuat. Ndërsa, qytetarët luten që të mos ndodhë ndonjë tërmet i ngjashëm me atë të Turqisë, ndryshe thonë ata, Mitrovica do të bëhet shkrumb e hi.
Sizmologu Shemsi Mustafa, udhëheqës i rrjetit sizmologjik të Kosovës, njëherësh profesor universitar, duke folur për rrezikun që i kanoset rajonit të Mitrovicës në aspektin sizmik, thotë se bazuar në forcën sizmike dhe energjinë e liruar nëpërmjet valëve, rreziku sizmik nuk ndanë zona me qytete apo me një sipërfaqe të vogël.
Ai gjatë një bisede telefonike bën të ditur për KosovaPress, se zonat sizmike përfshijnë sipërfaqe me mijëra kilometra katrorë, andaj nuk duhet injoruar tërmetet që godasin zonat e rajonit, sepse distancat janë minimale për një tërmet të fuqishëm.
Sipas tij, zonat e Dukagjinit, Anamoravës dhe Kopaonikut (pjesa veriore e Kosovës) janë me aktivitet të lartë sizmik në vend, të cilat janë goditur në të kaluarën nga tërmete me magnitudë 5.8 – 6.1 shkallë të Rihterit.
Ai përmend disa faktorë që ndikojnë në sigurinë e ndërtesave ndaj tërmeteve.
“Forca e tërmetit, pastaj risku sizmik që varet nga faktori njeri, përkatësisht mënyra si janë projektuar dhe menaxhuar ndërtimet, adaptimet për shfrytëzime komerciale nëpër zona urbane, duke ua larguar në tërësi elementet mbajtëse të ndërtesave, mbindërtimet etj, janë vetëm disa nga faktorët që fshehin rreziqe të mundshme për sigurinë e ndërtesave në rast të tërmeteve”, thotë Mustafa, duke numëruar edhe një varg faktorësh tjerë, siç janë studimet për lokacionin në aspektin sizmik dhe gjeologjik, mënyra e ndërtimit, inspektimi i cilësisë së materialit etj.
Xhelal Lushta, inxhinier i ndërtimtarisë, banor i lagjes ‘Ali Zeneli’, në Mitrovicë, e cila numëron rreth 5 mijë banorë, thotë se ndërtesat ku ai banon janë të gjitha të rrezikuara në rast të ndonjë tërmeti të fuqishëm.
Sipas tij, gjatë ndërtimit të këtyre ndërtesave kanë munguar hulumtimet gjeologjike në radhë të parë, pastaj kontrollet statike të materialeve etj.
“Sa kam vërejtur gjatë ndërtimeve s’ka pasur kontroll fare. Jo vetëm objekti ku unë jam duke banuar, por asnjë objekt në rrugën ‘Ali Zeneli’. Problemet janë edhe të hulumtimeve gjeologjike, të cilat nuk janë bërë, rrallë ndoshta ndonjëra, por në 80 për qind të objekteve nuk janë bërë hulumtimet gjeologjike. Kjo është shkak edhe për dobësimin në rast të tërmetit… Armatura qëndron me muaj këtu, ndryshket, faktikisht profili i armaturës dobësohet dhe për këtë s’ka pasur kontroll.… Këtu janë afër 760 familje, do të thotë 5 mijë banorë jetojnë në këtë rrugë…Sipas mendimit tim nuk besoj se e përballojnë (një tërmet prej 6.5 shkallësh)…Rrezikohen, sepse edhe tani nuk janë duke u ndërtuar ku me ditë çfarë, duhet me qenë një kontroll më i madh, sidomos kontrolli statik, armatura dhe të tjerat…Kam parë organet mbikëqyrëse, nuk dinin hyrjen kryesore nga e ka objekti, dhe kjo është dëshmi që s’ka pasur kontroll”, thekson Lushta.
Arkitekti Mehdi Bala mendon krejt ndryshe sa i përket sigurisë së objekteve të larta në rast të dridhjeve të tokës.
Ai thotë se nuk ka asnjë dyshim që ndërtesat nuk i rezistojnë tërmeteve, qofshin ato me magnitudë edhe prej 6.5 shkallësh të Rihterit.
“Nuk dyshoj se objektet tona nuk janë të punuara sipas normave teknike dhe të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut… Kam bërë projekte, por kam pasur mundësinë me bë edhe mbikëqyrjen e tyre. Kështu që po nisem nga përvoja, me një garancë të lartë për objektet, të cilat unë i kam parë mund të them se nuk paraqesin asnjë rrezik, sepse këto punohen prej njerëzve kompetentë dhe ekspertë, si dhe duke aplikuar normat e fundit siç është euro kodi… Mundësia është edhe gjatë fazës së ndërtimit me bë kontrollin e kualitetit të betonit ose të armaturës, mirëpo edhe pas përfundimit të objektit nuk do të thotë se nuk ka mundësi me pa që kualiteti i betonit që është vënë në vepër nëse është i përmasave dhe kualitetit të nevojshëm dhe arsyeshëm, apo nuk është. Ka mjete, të cilat saktësisht mund të konstatojnë edhe sasinë e armaturës në një shtyllë apo element konstruktiv, por edhe matjen e betonit… Unë mendoj se kohët e fundit mbikëqyrja është në nivelin e duhur dhe profesionale… Pa asnjë dyshim, unë nuk e kam dyshimin që nuk i rezistojnë (tërmetit prej 6.5 shkallësh)’, shprehet Bala.
Ndërkaq, Valon Brahimi, drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë, bën të ditur se përkundër numrit të pamjaftueshëm të inspektorëve të ndërtimtarisë, ata kanë arritur të realizojnë mbi 90 për qind të planit vjetor sa i përket mbikëqyrjes së ndërtimeve.
Ai kritikon pushtetin e kaluar gjatë mandatit, të të cilit thotë se shumica e ndërtimeve janë kryer pa leje, dhe si rrjedhojë kur diçka ndërtohet pa leje, pa një analizë dhe fizibilitet, nuk ka siguri.
“Ne kemi aktualisht tre inspektorë të ndërtimit dhe kemi nevojë për rritjen e numrit të tyre… në mënyrë që të ngrisim kapacitetet dhe të kemi nën kontroll në masë sa më të madhe çështjen e ndërtimeve në komunën e Mitrovicës… Realisht ne bëjmë mbikëqyrjen sistematike të ndërtimit, kate – kate, ka një raport për secilën fazë të ndërtimit, inspektorët janë në mënyrë sistematike në terren, dhe mendoj se në masë të madhe mbi 90 për qind të planit vjetor sa i përket mbikëqyrjes së ndërtimeve kemi arritur ta realizojmë…. Ne kur kemi ardhur në këtë pozicion kemi parë se ka pasur ndërtime pothuajse pjesa dërmuese e të cilave ka qenë pa leje… Dhe në të gjitha rrethanat, kur diçka ndërtohet pa leje, pa një analizë, pa një fizibilitet, ajo nënkupton se nuk ka siguri. Ky është konstatimi im, nuk jam ekspert i fushës, por mund të konkludojmë se gjendja ka qenë e mjerueshme, për faktin se ne jemi ballafaquar me ndërtime me të cilat është dashur ndoshta në fazën finale t’i ndërpremë’, sqaron për KosovaPress Brahimi.
Në anën tjetër, qytetarët thonë se ndihen të pasigurtë në rast të tërmeteve.
Laura Avdyli, qytetare e Mitrovicës, thotë se duke parë mënyrën e ndërtimit, ndërtesat nuk janë aspak të sigurta në rast të një tërmeti qoftë edhe prej 5 ballësh
“Varet nga magnituda, nëse tërmeti është i fuqishëm, nuk e besoj se ndërtesat janë të sigurta aspak…Pesë shkallë e përpjetë, mbase nuk jam ekspert i kësaj fushe, por duke parë si po ndërtohen atëherë nuk e di…Kontrolla është në radhë të parë, pastaj edhe standardet e ndërtimit”, shprehet ajo.
Edhe Xhevdet Bahtiri, një mitrovicas tjetër, përsërit se ndërtesat nuk janë të sigurta aspak përballë një tërmeti të fuqishëm. Ai lutet të mos ndodhë ndonjë tërmet i fuqisë së ngjashme me atë të Turqisë, sepse thotë ai, qyteti i Mitrovicës do të shuhet.
“Banesat në Mitrovicë, unë çka kam parë dhe vërejtur deri tash, aspak nuk janë të sigurta. Lumet që nuk do të ndodhë diçka siç ka ndodhur në Turqi, sepse Mitrovica shuhet me banorë e me krejt çka ka”, potencon Bahtiri.
Erhan Rrakateli, nuk përjashton mundësinë e ndonjë fatkeqësie të madhe në Mitrovicë, në rast të një tërmeti më të fuqishëm.
“Zoti na ruajt, shpresojmë të mos bëhet ndonjë tërmet i madh, sepse sa janë të sigurta ne nuk e dimë, nuk jam ekspert, por mundet me pas fatkeqësi të madhe…Sipas mendimit tim nuk janë të sigurta edhe aq shumë”, thotë ai.
Ndryshe, tërmeti më i fortë i regjistruar dhe dokumentuar në Kosovë është ai i vitit 1921, në zonën Viti – Ferizaj – Gjilan, me magnitudë 6.1 shkallë të Rihterit dhe intensitet prej 8.5 ballë Mercali. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje