LAJMI I FUNDIT:

Misioni i Hënës nga Space X do të mund të shihet drejtpërdrejt në realitetin virtual

Misioni i Hënës nga Space X do të mund të shihet drejtpërdrejt në realitetin virtual

Kompania SpaceX ka konfirmuar më shumë detaje rreth misionit të saj të Hënës që është planifikuar për vitin 2023. Gjithashtu zbuloi identitetin e udhëtarit të parë që paguan kompaninë për udhëtimin rreth hënës, i cili do të shoqërohet edhe nga tetë artistë në udhëtim. Nëse nuk jeni një nga këta njerëz, mos u shqetësoni, do të jeni në gjendje të përjetoni të gjithë misionin në realitetin virtual (VR).

Misioni i Hënës i SpaceX është planifikuar për 2023. Ai do të zhvillohet në raketën Big Falcon. Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka blerë të gjitha vendet e disponueshme për udhëtimin rreth Hënës. Ata nuk do të zbarkojnë në Hënë, por vetëm do të orbitojnë përreth, njofton Ubergizmo.

Drejtori i SpaceX, Elon Musk, ka konfirmuar për Twitter se SpaceX do të transmetojë misionin e tyre të hënës në realitetin virtual në “high definition”. “Do të ndiheni sikur jeni atje në moment”, shtoi ai.


Musk është duke parashikuar se sistemi satelitor StarXink i SpaceX do të jetë i gatshëm në momentin që merr mision. Kjo do të ndihmonte kompaninë në transmetimin e misionit në realitetin virtual.

Megjithatë, Musk është i njohur për afate ambicioze dhe shumë mendojnë se misioni mund të vonohet dhe kjo mbetet një mundësi, pasi duhet të bëhet punë intenzive përpara se të thuhet me siguri të arsyeshme që udhëtimi mund të bëhet në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori