LAJMI I FUNDIT:

BE i miraton Greqisë një kredi shpëtimi prej 1.1 miliard euro

BE i miraton Greqisë një kredi shpëtimi prej 1.1 miliard euro
Foto: Ilustrim

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian ranë dakord t’i japin Greqisë 1.1 miliardë euro nga paketa e shpëtimit prej 2.8 miliardë, pas vlerësimit pozitiv që mori Athina nga Komisioni i BE-së për reformat ekonomike.

Vendimi për t’i dhënë Greqisë dhe pjesën tjetër të mbetur prej 1.7 miliardë eurosh u shty ndërkohë për në fund të muajit tjetër.

Komisioneri i BE-së për çështjet financiare Pierre Moscovici, tha se Greqia ka përfunduar kryerjen e reformave të kërkuara nga kreditorët.


“Sot, bordi i drejtorëve i Mekanizmit Europian të Stabilitetit, vendosi t’i japë qeverisë greke 1.1 miliardë euro pas rishikimit të par. Ky vendim u morr mbi një raport të plotë të komisionit dhe të institucioneve të tjera që tregon se të gjitha reformat kryesore janë përfunduar. Këtu përfshihen çështje kryesore si pensionet, qeverisja bankare, energjia, privatizimet dhe administrimi i të ardhurave”.

Edhe kreu i Eurogroupit, Jeroen Dijsselbloem, tha se Greqia ka përfunduar zbatimin e kapitullit të 15-të të reformave, duke i plotësuar kushtet për të marrë një pjesë nga paketa e shpëtimit prej 3.1 miliardë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës

Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës

Botë
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!

Ekonomi
Filmi plot pasion

Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC

Ekonomi
Kalo në kategori