Miqtë ndërkombëtarë dhe bashkësia ndërkombëtare
Jo rrallë në jetën tonë politike, sidomos nga politikanët, përmenden si sinonime fjalët “miqtë tanë ndërkombëtarë” dhe “bashkësia ndërkombëtare”. S’do mend se nga këndvështrimi politik, përdorimi i tyre si sinonime është jo vetëm i gabuar por edhe i dëmshëm.
Është i gabuar, sepse “bashkësia ndërkombëtare” ngërthen në vete të gjithë akterët ndërkombëtarë (shtetet, organizatat joqeveritare, aleancat ekonomike e ushtarake, etj,,,), që qoftë në mënyrë direkte apo indirekte kanë ndikim në orientimin dhe bërjen e politikave ndërkombëtare. Ky nocion gjithpërfshirës është një “ylber me ngjyrat kryesore të dallueshme qartë dhe të gjitha nuancat tjera të padallueshme brenda”.
Rrjedhimisht, “miqtë tanë ndërkombëtarë”, nuk janë e tërë bashkësia ndërkombëtare (fatkeqësisht!), por një pjesë e saj, më saktë pjesa më e fuqishme e saj (fatmirësisht!). Meqenëse, “nuk duhet pritur miqësi romantike midis shteteve” (Xh. Washington), ashtu sikur ndërmjet miqve tanë mund të kemi edhe “miq”, në marrëdhëniet ndërkombëtare identifikimi i miqve nuk duket edhe punë e lehtë.
Dihet se çfarë mekanizmash shtetëror të brendshëm dhe diplomatik duhet angazhuar për t’ju përafruar kësaj “të vërtete”, e cila është variabile gjatë gjithë kohës. Në fund të fundit në politikë më mirë është të flitet për aleatë sesa miq, edhe pse miqtë nuk mund të përjashtohen (aleatë të përbotshëm, nëse…). Por, meqenëse në fokus të diskursit politik të politikanëve tanë janë “miqtë’ e jo aleatët, edhe ne po vazhdojmë tu referohemi si të tillë.
Në Kosovë, si në qarqet diplomatike të saj, për aq sa ato ekzistojnë, si në opinion e gjerë publik, identifikimi i miqve tani për tani bëhet vetëm përmes një komponente të vetme, të njohjes apo mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës. Padyshim se, për pozitën aktuale të saj në nivel ndërkombëtar, njohjet janë të një rëndësie të veçantë për forcimin e kësaj pozite. Identifikimi i miqve (aleatëve) përmes kësaj komponente është më se i nevojshëm, por assesi i mjaftueshëm. Cilësimi si “shtet mik”, sado që mund t’i shërbejë fjalorit diplomatik gjatë kontakteve të ndërsjella, nuk duket se mund tu shërbejë edhe ndërtimit të marrëdhënieve të mirëfillta të ndërsjella. Ato kërkojnë identifikimin e interesave shtetërore të ndërsjella.
Po cilat janë efektet e ngatërrimit të këtyre dy nocioneve?
Tjera mesazhe politike merr politika jonë nga miqtë dhe të tjera nga bashkësia ndërkombëtare si e tërë, sepse të tjera janë qëllimet respektive. Ashtu si edhe ne, edhe miqtë tanë kanë synimet e tyre brenda kuadrit të bashkësisë ndërkombëtare. Le të kemi parasysh prezencën e misioneve politike të huaja, të përfaqësuara përmes UNMIK-ut, EULEX-it (të instaluara me miratimin e Beogradit) dhe ICO-së (e instaluar pa miratimin e Beogradit). Pavarësinë e Kosovës e njeh vetëm ICO, produkt i planit Ahtisari. Të tjerat, bazë të ushtrimit të rolit të tyre e kanë rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Të gjitha këto misione në raport me ne e kanë vetëm një të përbashkët, të gjitha janë misione të huaja. Por, jo në të gjitha bëjnë pjesë vetëm vendet mike. Andaj ne nuk mund t’i dëgjojmë të gjitha misionet me të njëjtin vesh. Rrjedhimisht, edhe marrëdhëniet me to kërkojnë qasje selektive.
Në të kundërtën, jo pak huti shkaktohet rreth krijimi të një opinioni politik mbi raportet e Kosovës me aleatët në njërën anë, për të cilat kemi aq shumë nevojë dhe me bashkësinë ndërkombëtare në anën tjetër (me aleatët tanë brenda saj), të cilat kërkojnë më tepër mund dhe kohë. Për ilustrim, jo pak huti shkaktohet edhe, nëse pas takimeve me misionet e OKB-së, thuhet, “biseduam me miqtë ndërkombëtar rreth Planit Gjashtëpikësh”, ose pas takimeve me zyrën e ICO-së, themi” biseduam me bashkësinë ndërkombëtare rreth përmbushjes së Planit Ahtisari”.
Politika e jashtme duhet të udhëhiqet me kujdes bazuar në strategji, e bashkërenduar plotësisht së pari me atë të Shqipërisë, jo me frikë pa kurrfarë strategjie. Frika sjellë nënshtrim, e jo partneritet. Politika jonë e jashtme, për aq sa ekziston, vuan nga kompleksi i ç’bërjes së Pavarësisë, sikur Pavarësia të ishte projekt jashta-shqiptar, e ajo, diplomacia jonë vetëm “argat” i atij projekti. Jo pak kontribut në këtë pseudotezë kanë dhënë edhe disa pseudoanalistë, të cilën ndihmën e aleatëve për Pavarësinë, e përkthejnë si, ”Pavarësia është projekt i aleatëve”.
Natyrisht, kjo detyrë i mbetet diplomacisë sonë, e pse jo edhe mekanizmave të tjerë joshtetërorë që mund të përfitonin nga kjo. Veçse, deklarimi dhe pretendimi i qeverisë sonë, edhepse i imponuar, për t’i rregulluar problemet shekullore përmes bisedimesh teknike, është sinjal jo vetëm i amatorizmit politiko-diplomatik, por edhe i mungesës totale të tentim-identifikimit të interesave shtetërore, e mos të flasim për ato kombëtare (përderisa pala tjetër, për zgjidhjen e “problemeve shekullore” kërkon bisedime politike!).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës