Miopi politike
Ofendimet dhe sharjet kundër shqiptarëve, nëpërkëmbja e dinjitetit të tyre, qëndrimet raciste kundër shqiptarëve në Maqedoni tashmë janë institucionalizuar dhe kanë përkrahje absolute prej të gjitha institucioneve shtetërore
Vetëm mentaliteti i robit mund ta përceptojë si përgëdhelje ofendimin dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit, përbuzjen e rëndë dhe trajtimin si kafshë shëtpiake. Edhe robi e do jetën ndaj, ndjehet tepër i lumtur kur pronari i tij e rrah por nuk e vret, kur e mohon, por nuk e zhduk, ndjehet shumë i lumtur që është pronë e “të plotëmëshirshmit” i cili ia ha mishin, por jo edhe kockën!
Le të shahen shqiptarët
Ditë më parë, në televizionin Alsat M, në emisionin “Rruga e drejt”, u debatua mbi disa dukuri antishqiptare fillet e së cilës dikush gabimisht po mundohet t’i gjejë në kampionatin e sivjemë evropain të hendbollit në Nish e në Beograd! Maqedonasit, lojtarët maqedonas të reprezentacionit e llogaritën Serbinë si vendin më të përshtatshëm ku mund të shkarkohen nga frustrimet e tyre raciste, si terren ku mund të zë vend çdo ofendim e sharje nga më barbaret kundër shqiptarëve, ndonëse në ato çaste e në ato momente, nëpër ndeshjet sportive nuk gjendej qoftë edhe një shqiptar i vetëm. Ofendimet raciste kundër shqiptarëve i dëgjoi krejt, bota por jo dhe kryeministri Gruevski si dhe zëvendësi i tij Musa Xhaferi.
Është tepër e dhembshme kur një shqiptar, nga pozicioni i vasalit, për hirë të “bashkëqeverisjes” gjendet në situatë që të jetë në anën e përdhunuesit, në anën e strategëve të projekteve antishqiptare. Në emisionin televiziv “Rruga drejtë” përfaqësuesi i opozitës maqedonase fajin për këto provokime dhe përkeqësime të raporteve ndëretnike e kërkonte te qeveria aktuale, ndërsa, çuditërisht, përfaqësuesi shqiptar i koalicionit qeveritar, shprehu një konstatim shumë të mjerë, pikërisht si ai i një të robëruari shekullor. Jo, nuk ishte gaf, llapsuz, as mendim i paanalizuar, por, doli puna që ishte konstatim partiak i BDI-së.
Edhe lideri i kësaj partie, z. Ali Ahmeti ne takim me Komisarin e Lartë për Pakica të OSBE-së, e mbajti po atë qëndrim të zëdhënësit të vet që e shprehu në emisionin në fjalë. Sipas tij, dikur shqiptarët vriteshin prej maqedonasëve kurse ata këto vrasje i festonin. Sot, falë këtij koalicioni qeveritar, ato vrasje si pasojë e urrejtjes antishqiptare, kanë zbritur në nivel të sharjeve dhe ofendimeve. Dhe kjo, hiç më pak e hiç më shumë, na qenka meritë e funksionimit të mirë të koalicionit qeveritar VMRO-BDI!
Që kur OKB, decenie më parë, konstatoi se dinjiteti i njeriut është më i rëndësishëm se sovraniteti i një shteti (pushteti), institucionet gjegjëse maqedonase “nuk vrasin” më shqiptarë, nuk i eliminojnë fizikisht, por kanë shkuar një hap më tej – i urrejnë shpirtërisht, i shajnë, i ofendojnë, i konsiderojnë si barbarë, si ardhacakë që këtu kanë ardhur bashkë me romët, i konsiderojnë malokë, njerëz të egër, ia vjedhin gjeografinë, historinë, personalitetet historike kombëtare!
Ky koalicion qeveritar ka mundësuar botimin e enciklopedisë maqedonase e antishqiptare, ka lejuar botime dhe qarkullime të librave shkollorë prej të cilëve nxënësit shqiptarë, fëmijët tanë, mësojnë zi e më zi për shqiptarët! Ky koalicion qeveritare përgatit dhe boton libra me fakte e argumente tërësisht të shtrembëruara e që shkojnë në të mirë të maqedonasëve (vetëm për sivjet, drejtëpërdrejtë me kërkesë të Gruevskit, në dy shtëpi botuese maqedonase janë futur gjashtë tituj tërësisht antishkencore përmes të cilëve u bëhet qejfi maqedonasëve).
Urrejtja si program nacional
Pa dyshim, një ditë, terë kjo lojë raciste do t’ju kthehet bumerang vetë maqedonasëve të cilët nëpër orë mësimi helmohen me të pavërteta të mëdha për shqiptarët. Një ditë mbase edhe do të turpërohen nga ky akt vetëhelmues por, çfarë kusuri kanë këtu shqiptarët! Pse shqiptarët duhet të heshtin, të përpijnë çdo gjë antishqiptare dhe të presin deri sa të vetëdijësohen bashkëqytetarët maqedonasë. Pse të na rrëmbehet një copë bukur e mirë e së tashmes, pse të ardhmen ta presim në një distancë më të largët vetëm për shkak se maqedonasit paskan nevojë jetike që të jenë mijëra hapa para nesh! Dhe ne duhet të ndahemi të kënaqur me atë që më nuk po na vrasin, duhet të ulim kokën dhe të heshtim!
Këto ditë, gjatë qëndrimit të vet në Maqedoni, Komisioneri i Lartë për Pakica i OSBE-së, Knut Volebek, u takua me faktorët më relevant të vendit, pra, edhe me liderin e BDI-së, z. Ali Ahmetin. Komisioneri Volebek, u interesua për ekceset e fundit ndëretnike që ndodhët në Maqedoni e që “filluan” në Nish e në Beograd, kurse z. Ahmeti i ka thënë se këto ofendime janë bastarde, por që nuk shqetësojnë shumë meqë prapa ofenduesve nuk po qëndruaka askush dhe se shumica e popullit nuk po na i përkrahëka! Miopi politike!
Ofendimet dhe sharjet kundër shqiptarëve, nëpërkëmbja e dinjitetit të tyre, qëndrimet raciste kundër shqiptarëve në Maqedoni tashmë janë institucionalizuar dhe kanë përkrahje absolute. Këndonjësit e këngëve raciste antishqiptare u vizituan dhe u dekoruan nga kreu i shtetit. Tërë udhëheqësia shtetërore i priti si heronj të paepur, sepse pikërisht këta, në mënyrë dinjitoze e brohoritën dhe e bënë publike qëndrimin zyrtar të maqedonasëve për shqiptarët.
Këta huliganë dhe këta reprezentatues të Maqedonisë nuk bënë asgjë tjetër përveç që kënduan disa “psalme” nga Enciklopedija Maqedonase të hartuar nga Akademia maqedonase, nuk bënë asgjë tjetër përveç që së kënduari i parafrazuan disa tekste raciste nga librat e historisë dhe gjeografisë me të cilët po helmohen çdo ditë fëmijët tanë. Ata rrugëçë nuk bënë asgjë tjetër përveç që e shndërruan në këngë folklorike qëndrimin zyrtar të qeverisë maqedonase për shqiptarët, për gjuhën e tyre, për simbolet e tyre. Dhe, përkundër “pëprjekjeve mbinjerëzore” policia e shtetit hala nuk po arrinë t’i gjejë neoracistët maqedonasë! Vetëm një urrejtje e rëndë patologjike, e ngjizur me kohë, mund të shkaktojë dëshirën e flaktë për “dhoma gazi për shqiptarët”. Pas kësaj, është shumë irelevante në vriten sot shqiptarët apo jo!
Nëse krej kjo ngjarje e rëndë për shqiptarët e Maqedonisë para Knut Volebekut prezantohet si gjë jo shqetësuese, atëherë Komesari i Pakicave (ndërsa shqiptarët janë komb, edhe me kushtetutën aktuale!) merr sinjale se edhe projekti i tij te disa shqiptare do të kalojë fare lehtë! Nuk ka shqiptar në botë (me përjashtim të atyre në qeveri) që mund t’i përkrahë ato ofendime e projekte antishqiptare dhe, rrjedhimisht as projektin e Volebekut që u riaktivizua pikërisht tani si kapak mbi tenxheren që është në pikun e vlimit. Projekti i tij që parashikon integrimin e shqiptarëve në shoqërinë maqedonase duke e mësuar maqedonishten që në klasë të parë do të jetë i kalueshëm tek shqiptarët vetëm nëse ai projekt do të zgjerohet duke kërkuar që edhe maqedonasit ta mësojnë shqipen që në klasë të parë me qëllim të integrimit të tyre në shoqërinë shqiptare e cila ka një kulturë, një histori, një civilizim autokton dhe shumë të lashtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin