LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Gjukanoviqit: Ministri Zenka falënderon Haradinajn dhe Tiranën zyrtare

Fitorja e Gjukanoviqit: Ministri Zenka falënderon Haradinajn dhe Tiranën zyrtare

Pas shpalljes së fitores së sotme të kandidatit për president të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, që ishte edhe kandidat i mbështetur nga të gjitha forcat shqiptare në Mal të Zi, ka ardhur edhe falënderimi i Qeverisë malazeze për Kosovën dhe Shqipërinë, në mbështetje të qëndrimit të shqiptarëve të Malit të zi, gjegjësisht kandidatit të përkrahur nga ta, Milo Gjukanoviq.

Ka qenë ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nga forca ‘shqiptarët e vendosur’ dhe kryetar i Unionit shqiptar atje, Mehmet Zenka, i cili në një lidhje të drejtpërdrejt për Radio Dukagjinin ka falënderuar kryeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Tiranën zyrtare për sugjerimet dhe thirrjet drejtuar shqiptarëve me të drejt vote në Mal të zi, për ta mbështetur kandidaturën e Gjukanoviq.

Zenka tha se thirrjet e kryeministrit Haradinaj, apeli i Tiranës zyrtare dhe dëgjueshmëria e elektoratit shqiptar, e ndaluan frymën ruse në Mal të zi.


“Dha rezultat thirrja e hapur kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjithashtu dha rezultat edhe thirrja e politikës zyrtare të Tiranës dhe normalisht edhe shqiptarët ditën që ti përgjigjen konform këtyre sugjerimeve, duke i fal votat e veta kandidatit Gjukanoviq.

Jemi të gëzuar se me këtë rezultat i kemi larguar rreziqet që do të ishin të paparashikueshme nga fryma ruse nëse do të ndodhte rrethi i dytë. Një falënderim shumë shumë i madh i shqiptarëve të Kosovës e veçanërisht të Pejës,me të drejt vote në Mal të zi të cilët e bënë detyrën.”-tha sonte për Radio Dukagjinin Mehmet Zenka – Ministër i Qeverisë së Republikës së Malit të Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori