LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi takoi Shkodran Mustafin

Ministri Krasniqi takoi Shkodran Mustafin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi, që me kombëtaren e Gjermanisë fitoi titullin kampion bote në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, që u mbajt në muajin qershor dhe korrik të këtij viti.

Ministri Krasniqi i uroi Mustafit për suksesin e madh të arritur, duke u bërë shqiptari i parë që fiton titullin e kampionit të botës në futboll. Ai tha se Mustafi dhe gjithë futbollistët tjerë shqiptarë që luajtën në Brazil kanë bërë krenar gjithë popullin shqiptar.

“Ne kemi qenë të gjithë me juve. Paraqitjet tuaja shumë të mira dhe ky sukses i madh, historik, na ka bërë vërtetë krenar dhe për neve, për të rinjtë tanë, ju jeni inspirim”, tha ministri Krasniqi. Ai tha se suksesi i Mustafit dhe gjithë futbollistëve tjerë shqiptarë që luajnë në garat evropiane e botërore shërben si një motiv për shumë futbollistë të rinj në Kosovë që të punojnë dhe arrijnë sukses të lartë në karrierën e tyre profesionale.

Ai e ka njoftuar Mustafin me sfidat dhe të arriturat e futbollit të Kosovës dhe sportit në përgjithësi, duke theksuar se ka hapa të rëndësishëm drejt pranimit në UEFA dhe FIFA dhe shfaqi shpresën se Kosova do të marrë pjesë në kualifikimet për botërorin e futbollit në vitin 2018 që mbahet në Rusi.


Nga ana tjetër, futbollisti Shkodran Mustafi falënderoi ministrin për pritjen dhe u shpreh mjaftë i nderuar që gjithë shqiptarët në mbarë botën e kanë përkrahur dhe i janë gëzuar suksesit të tij. Ai tha se ky sukses i tij është edhe një dedikim për popullin e tij. Mustafi foli për ecurinë e karrierës së tij dhe planet për të ardhmen. Kampionati në Brazil dhe medalja e artë, tha ai, kanë qenë një motiv shtesë për të por edhe referencë e madhe për karrierën në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori