LAJMI I FUNDIT:

Mimoza Kusari i premton përkrahje Vëllaznimit

Mimoza Kusari i premton përkrahje Vëllaznimit

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, të premten ka pritur kryesinë dhe përfaqësuesin e klubit të futbollit Vëllaznimi.

E para e Komunës së Gjakovës, i ka përgëzuar për suksesin e arritur në kampionatin e shkuar ku “kuqezinjtë e Jakovës” arritën të rikthehen në elitën e futbollit kosovar, si dhe për startin e suksesshëm në dy xhirot e para, ku shënuar një fitore si vendës dhe një barazim si mysafir.

“Suksese të mëtejme nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila janë përcjellur për klubin me traditë dhe me suksese në futbollin tonë, duke shprehur gatishmërinë që pas disa vështirësive të tejkaluara në klub të vazhdohet edhe njëherë me mbështetjen institucionale të Komunës, pasi jo vetëm se mbështetet klubi, por dhe rinia si pjesë e tifozëve”, është thënë në njoftimin e zyrës së informimit të Komunës së Gjakovës.

Sipas këtij njoftimi, vlen të potencohet se kryetarja Mimoza Kusari-Lila, pasi nga kapiteni i ekipit, Robert Gjeraj, mori kupën e kampionit të sezonit që përfundoi të Ligës së Parë të Kosovës, ka njoftuar kryesinë e klubit, kryetrajnerin Genc Hoxha dhe futbollistin Robert Gjeraj për iniciativat që do t’i ndërmerr Komuna e Gjakovës për shndërrimine stadiumit në ndërmarrje publike komunale, e cila do të iniciohet në asamblenë komunale dhe në ministrinë përkatëse të qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet menaxhimi dhe investimet nga investitorë që do të shprehnin interes.


E, Mentor Nela, kryetar i klubit, ka falënderuar kryetaren Mimoza Kusari-Lila për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur synimet për suksese të mëtejme të klubit. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori