Telegrafi

Milani nuk shkon më shumë se një barazim ndaj grekëve të AEK-ut (Video)

AC Milan's Leonardo Bonucci (L) vies for the ball with AEK's Sergio Araujo (R) during the UEFA Europa League Group D football match between AEK Athens and AC Milan at the OAKA stadium in Athens on November 2, 2017. / AFP PHOTO / ARIS MESSINIS (Photo credit should read ARIS MESSINIS/AFP/Getty Images)

Milani dhe AEK-u i Athinës janë ndarë në paqe, pasi pas 90 minutave lojë ndeshja ka përfunduar me barazim pa gola 0-0.

Skuadra e Vincenzo Montellas assesi të këndellet dhe të vazhdoj me formë të mirë dhe fitore në kampionat dhe Ligën e Evropës.

Formën e luhatshme dhe jo të mirë e kanë treguar edhe në udhëtimin e fundit në ndeshje ndaj grekëve të AEK-ut, e cila përfundoi pa gola.

Duel i ndeshjes gjatë pjesës së parë (Getty Images)

Në pjesën e parë rasti më i mirë i ndeshjes ishte ai i minutës së fundit, kur Rodrigo Galo merr një pasim të mirë dhe lëshon një raketë nga distanca, por përpjekja e tij e mahnitshme shkon larg portës.

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë me pak raste të krijuara për gol nga të dy skuadrat, të cilat më shumë luanin në mesin e fushës.

Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 57-të, kur Manuel Locatelli dha një top të mirë për Ricardo Montolivon, por goditja e tij u ndal vetëm nga shtylla pingule.

Momenti kur Montolivo goditi shtyllën (Getty Images)

Pas këtij barazimi, Milani vazhdon të jetë lider i grupit me tetë pikë të mbledhura, ndërsa AEK-u renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët luajnë në shtëpi ndaj Austria Viennas, ndërsa grekët e presin Rijekën në shtëpi. /Telegrafi/