LAJMI I FUNDIT:

Milan, rikthehet Nesta

Milan, rikthehet Nesta

Alessandro Nesta do të rikthehet në radhët e Milanit për dy ndeshjet e fundit në Serie A, me ç’rast gjasat e Milanit për pozitën e tretë janë dukshëm më të larta me rikthimin e njërit nga mbrojtësit më të mirë në Serie A.

Faqja zyrtare e Milanit konfirmoi se Nesta i është rikthyer stërvitjes në mënyrë të plotë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Genoas.

Italiani pësoi dëmtim të rëndë në ndeshjen e parë ndaj Manchester Unitedit në San Siro, dëmtim për të cilin u mendua se do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithashtu, ndaj Genoas pritet edhe rikthimi i Alexandre Patos, i cili po ashtu ka qëndruar një kohe të gjatë jashtë fushave të blerta. /Telegrafi/