Barnat ilegale serbe po vazhdojnë të jenë pjesë e tregut farmaceutik kosovar.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka ndëshkuar nëntë farmaci për shkelje të ligjit, pasi janë gjetur produkte medicinale me origjinë serbe në to. Në vitin 2023, ky inspektoriat kishte evidentuar 69 raste të tilla.
Përveç kësaj, Dogana e Kosovës ka konfiskuar medikamente me origjinë serbe në vlerë mbi 116 mijë euro nga janari deri në qershor të vitit 2024.
Se barnat ilegale me origjinë serbe janë të pranishme në tregun farmaceutik kosovar e pohojnë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK).
Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka njoftuar për KosovaPress, se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, në 14 farmaci janë hasur produkte ilegale, nga të cilat 9 ishin me origjinë serbe. Gjithashtu, janë evidentuar 6 farmaci që ushtronin veprimtari të paligjshme me produkte farmaceutike, ku 4 prej tyre ndodhen në veri të Republikës së Kosovës.
“Gjatë vitit 2023, Inspektorati Farmaceutik ka shqiptuar gjithsej 249 gjoba. Këto gjoba janë shpërndarë për shkelje të ndryshme, duke përfshirë: Staf joprofesional, barna ilegale, subjekte ilegale, administrim të recetës, administrim të banderolës, SPO etj. Gjatë vitit 2023 janë identifikuar 87 subjekte që tregtojnë produkte ilegale dhe 4 subjekte që kanë ushtruar veprimtari ilegale. Në data bazën e Inspektoratit Farmaceutik janë evidentuar 69 subjekte që kishin produkte me origjinë nga Serbia. Ndërsa, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, 14 subjekte janë hasur me produkte ilegale, prej të cilave 9 subjekte kishin produkte medicinale me origjinë serbe. Po ashtu, 6 subjekte janë hasur duke ushtruar veprimtari ilegale me produkte farmaceutike, prej të cilave 4 janë në veri të Republikës së Kosovës”,thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, Dogana e Kosovës i ka dërguar kp të dhëna, sipas të cilave gjatë vitit 2023, janë zbuluar 20 raste të mos deklarimit të barnave me origjinë serbe në brezin kufitar dhe pikat e kalimit kufitar.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ata kanë identifikuar 7 raste të ngjashme.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se vlera e barnave me origjinë serbe të konfiskuara nga janari deri në qershor të këtij viti, është mbi 116 mijë euro, ndërsa gjatë gjithë vitit 2023, kjo vlerë ishte afërsisht 91 mijë euro.
“Gjatë vitit 2023 kemi pasur 20 raste të zbuluara të barnave të kontrabanduara të cilat janë zbuluar si: përgjatë brezit kufitare, pastaj ka pasur raste duke tentuar te futen edhe përmes Pike Kalimit Kufitare duke mos i deklaruar ato…Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ka pasur 7 raste të zbuluara të barnave në formë dhe mënyrë të përshkruara si me lartë për vitin 2023. Barna e kontrabanduara janë të të gjitha llojeve pa përjashtim”, thuhEt në përgjigjen e Doganave të Kosovës.
Ndërkaq, zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha thotë se është një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale në tregun farmaceutik të Kosovës.
Sipas tij, mos implementimi i ligjit për çmimin e barnave dhe udhëzimi administrativ pa paralele, janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në praninë e këtyre barnave nëpër farmaci.
“Ka, një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale që është në tregun farmaceutik. Mirëpo, e gjithë kjo vjen si pasojë e disa faktorëve. Faktori i parë është që ende nuk është futur në fuqi ligji për çmimin e barnave, sepse në momentin që futet ky ligj, atëherë në mënyrë automatike do të stabilizohet tregu sikur në Kosovë por edhe në shtetet e tjera…Pastaj është edhe udhëzimi administrativ pa paralele. Ky udhëzim pa paralele që është bërë në mënyrë shumë të shpejtë nga Ministria e Shëndetësisë e ka dëmtuar goxha shumë pjesën e tregut, për shkak se i kufizon shumë distributor apo qarkullues me shumicë që të veprojnë për shkak se e kanë numrin e kufizuar se brenda një viti sa bari duhet të sillet. Kështu që, sa më shpejtë të jetë e mundur ky udhëzim administrativ të eliminohet dhe të vazhdojë sikur që ishte më parë”, potencon Haxhijaha.
Haxhijaha thekson se për shkak të udhëzimit administrativ pa paralele, Ministria e Shëndetësisë kufizon sasinë e një produkti, për çka pacientët detyrohen ta kërkojnë në mënyrë ilegale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova