LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Touch Mouse

Microsoft Touch Mouse

Njësia e Microsoftit për zhvillim të harduerëve ka shpikur edhe një mi kompjuterik - Touch Mouse me mbështetje për menaxhim multi-touch.

Pjesa e sipërme e miut ndjeshme në prekje është në një pjesë dhe pa prerje për taste të veçanta, e mbështet urdhrat e njëjta deri në tre gishtërinj.

Siç thonë nga kompania, Touch Mouse mbështet madhësi të ndryshme të gishtërinjve, e navigacioni para dhe prapa (në shfletues apo në Windows) kontrollohet me gisht të madh të dorës. Është integruar sensori BlueTrack i cili mundëson përcjelljen e lëvizjeve në të gjitha llojet e sipërfaqeve, e miu nëpërmes pranues nano USB komunikon me kompjuterin pa tela.


Çmimi i rekomanduar i shitjes për tregun amerikan është 80 dollarë. Para-porositë kanë filluar, mirëpo me dërgesat Microsoft fillon vetëm gjatë qershorit. /Telegrafi/