LAJMI I FUNDIT:

Microsoft prezanton sistemin e ri operativ, dhe jo nuk është Windows 12

Microsoft prezanton sistemin e ri operativ, dhe jo nuk është Windows 12

Microsoft ka konfirmuar se përditësimi i radhës i Windows do të jetë Windows 11 24H2, i cili pritet të prezantohet këtë vit.

Këto lajme duken të jenë zhgënjyese për këdo që ka shpresuar për prezantimin e sistemit operativ Windows 12, si gjenerata e ardhshme më e përfolur.

Windows 11 24H2 pritet të prezantohet rreth shtatorit ose tetorit, dhe do të vazhdojë fokusin e Microsoft në zhvillimin e përvojës me Inteligjencë Artificiale (Al).


Sipas Windows Central, ky konfirmim i përditësimit nga Windows, vjen nga disa ndryshime të pamjes paraprake të Windows 11, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se, sistemi i ri operativ do të vijë me një pamje dhe veçori të përditësuara. Kjo lidhet me faktin që Microsoft po punon në zhvillimin e asistentit të tij dixhital me Al, Windows Copilot.

Windowsi i ri do të jetë i fuqizuar nga procesorët më të avancuar të pajisjeve të prodhuara së fundmi nga AMD, Intel, dhe Qualcomm, të cilët së fundmi kanë shpallur ose prezantuar çipa të mbështetur me Al.

Një prej arsyeve që spekulohet se pse Microsoft nuk po prezanton versionin 12, është sepse idh-udhëheqësi i Windows dhe Surface, Panos Panay, është larguar nga kompania. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zuckerberg mbron Metën në 'gjyqin e shekullit' për monopolin e mediave sociale

Zuckerberg mbron Metën në 'gjyqin e shekullit' për monopolin e mediave sociale

Teknologji
GTA 6 do të dalë së shpejti - a është

GTA 6 do të dalë së shpejti - a është "i mjaftueshëm" kompjuteri tuaj për një lojë të tillë?

Lojëra
iPhone i shpëton tarifave të Trumpit?

iPhone i shpëton tarifave të Trumpit?

Teknologji
Willow çipi i ri kuantik i Google, do t'i duhen vetëm pesë minuta për të zgjidhur një problem

Willow çipi i ri kuantik i Google, do t'i duhen vetëm pesë minuta për të zgjidhur një problem

Teknologji
Roboti transformues i Caltech mund të fluturojë, të ecë dhe të lëvizë si makinë

Roboti transformues i Caltech mund të fluturojë, të ecë dhe të lëvizë si makinë

Teknologji
Kujdes nëse përdorni WhatsApp: Një fotografi shkakton kaos!

Kujdes nëse përdorni WhatsApp: Një fotografi shkakton kaos!

Teknologji
Kalo në kategori